English

Rusia do të ndërtojë kozmodrom për fluturimet kozmike

Moskë, 28 gusht, NOA - Kryeministri Vladimir Putin tha se Rusia do të nisë anije kozmike nga territori rus deri në vitin 2018.

Kryeministri rus shpjegoi se është nevojë e Rusisë që të ketë kozmodromin e vet për anijet kozmike. Mendohet se infrastruktura për këtë qëllim do të ngrihet në Lindjen e largët ruse, 5800km larg Moskës.

Rusia aktualisht përdor kozmodromin e Baikanurit në Kazakistan, që është ndërtuar në kohën e ish Bashkimit Sovjetik.

NOA

KOMENTE