English

Shkatërrohet banda shqiptare në Itali, shfrytëzonin minorene për prostitucion

Kampania (Itali), 28 gusht, NOA – Një bandë e përbërë nga italianë dhe shqiptarë ka rënë në prangat e Policisë Italiane. Organizata që funksiononte që nga viti 2005 në Itali kishte një numër të konsiderueshëm vajzash që i përdornin për prostitucion, raporton korrespodenti i Agjencisë NOA në Itali.

Duket se detyra specifike e anëtarëve shqiptarë të bandës ka qenë gjetja e vajzave nga Shqipëria për t’i dërguar më pas ato në Itali, ku detyroheshin të punonin si prostituta.

Mes të arrestuarve policia ka arritur të ndalojë dhe një grua 65 vjeçare nga Italia e cila "kujdesej" për vazjat.

Mes tetë të arrestuarve janë dhe katër shtetas shqiptarë, emrat e të cilëve, për arësye hetimi nuk janë bërë të ditur nga policia.

Organizata shfrytëzonte kontaktet që kishte në Shqipëri për të gjetur vajza të reja, të cilat më pas transferoheshin në drejtim të shtetit fqinjë, Italisë. Madje sipas njoftimieve të policisë italiane bëhet e ditur se midis tyre ka pasur dhe vajza minorene.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se ende janë në kërkim persona të tjerë të përfshirë në këtë organizatë kriminale.

a.k/NOA

KOMENTE