Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sulmi në bazën ushtarake në Afganistan, 13 të vrarë
English

Sulmi në bazën ushtarake në Afganistan, 13 të vrarë

Afganistan, 28 gusht, NOA – Zyrtarë të Aleancës së NATOs- thanë sot se forcat e saj në Afganistanin lindor arritën të sprapsin sulmet e kryengritësve në një bazë dhe një kamp amerikan dhe vranë 13 terroristë.

Aleanca tha se kryengritësit hapën zjarr para agimit sot me raketa dhe automatikë në bazën Salerno dhe pranë kampit Chapman në provincën Kost.

Zyrtarët e NATO-s thanë se forcat afgane dhe ato të koalicionit iu përgjigjën sulmeve dhe arrestuan pesë anëtarë të një grupi kryengritës të lidhur me al-Kaidën. Aleanca tha se nuk pati viktima në radhët e saj apo të forcave afgane.

Policia afgane tha se gjeti trupat e 14 kryengritësve pas luftimeve dhe morri nën kontroll dy makina të mbushura me municione dhe eksplozivë.

Ata thanë se kryengritësit e vrarë në luftime ishin të veshur me jelekë me eksplozivë dhe tre prej tyre u qëlluan nga një sulm ajror i NATO ndërsa po përpiqeshin të largoheshin nga baza Salerno. Një zëdhënës i talebanëve tha se grupi militant sulmoi me gati 30 luftëtarë përfshi autorë të sulmeve vetëvrasëse.

NOA/VOA

KOMENTE