English

Lidhjet me Tan Leprin, Rama: Do të flas kur të më tregoni lejen e ndërtimit?

Tiranë, 3 shtator, NOA, Update – “Në këtë qytet dhe në gjithë vendin ka dhjetëra mijëra kontrata me persona për objekte private. Nëse në këto kontrata figurojnë njerëz të njohur nga unë kjo nuk do të thotë asgjë”.

Kjo është përgjigja që ka dhënë për herë të parë kryetari i PS-së dhe kreu i Bashkisë së Tiranës për lidhjet e tij me biznesmenin Dritan Avllaj. Ai u shpreh se do të flas më konkretisht për akuzat që i bëhen përditë, vetëm kur t’i tregojnë lejet e ndërtimit që sipas akuzueseve janë dhënë me afera korruptive.

Rama u shpreh se leja e ndërtimit për të cilën e akuzojnë nuk është dhënë asnjë herë.

Ai ka ftuar dhe një herë mediat që të tregojnë të vërtetën dhe të analizojnë akuzat me faktet që paraqiten dhe jo vetëm të pasqyrojnë akuzat.

Rama ka folur dhe për krizën politike në vend duke nënkuptuar se deri tashmë gjasat për gjetjen e një zgjidhje nuk janë pozitive.

Ai tha se negociatat vazhdojnë edhe sot dhe se nuk do të komentojë pa u arritur një përgjigje konkrete.

a.k/NOA

KOMENTE