Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Interesi i qeverisë është te tenderat dhe jo zhvillimi ekonomik
English

Rama: Interesi i qeverisë është te tenderat dhe jo zhvillimi ekonomik

Tiranë, 3 shtator, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste ka akuzuar sot mazhorancës qeverisëse se po thellon edhe më tepër bilancin negativ të situatës ekonomike. Në bashkëbisedimin e përjavshme me gazetarët, kryetari i Partisë Socialiste ka hedhur poshtë pretendimet e zyrtarëve të qeverisë për rritje ekonomike dhe zhvillim të investimeve.

Kreu i PS-së u shpreh se importet dhe eksportet janë në nivele negative dhe kjo vjen pasi “interesi i qeverisë është te tenderat dhe jo zhvillimi ekonomik”.

Rama u ndal dhe në nivelin e papunësisë, duke theksuar se shifrat nuk janë të sakta. Ai u shpreh se rritja e numrit të turistëve nuk është shoqëruar me rritjen e të punësisë.

“Nëse pranojnë se në gjashtë vitet e fundit kemi një rritje 12 herë të turistëve, atëherë duhet të gjejmë sesi të ardhurat nga turimi janë rritur vetëm dy herë”, tha Rama.

Rama i cilësoi si abuzive dhe bilancet ekonomike që janë botuar në media. “Ka pasur në vijimësi një përpjekje të dëshpëruar për të shfaqur në ekrane e në gazte një situatë krejtësisht të ndryshme nga ajo që është situata e familjeve dhe sipërmarrjeve private në vend, në aspektin e ekonomik”, tha Rama.

a.k/NOA

KOMENTE