Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ahmeti i BDI: Nuk jam i interesuar për harta të reja në Ballkan
English

Ahmeti i BDI: Nuk jam i interesuar për harta të reja në Ballkan

Shkup, 4 shtator, NOA – Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se partia të cilën e drejton ai kundërshton idetë për ndarje dhe shkëmbim territoresh në rajonin e Ballkanit.

Ahmeti deklaroi se në vitin 1995/96 por edhe në vitin 2001 është folur për ndarjen e Maqedonisë, dhe i është ofruar kjo ofertë, por se ai nuk pranuar.

“Sipas ofertës Zajazi tani do të ishte Shqipëri, por unë nuk jam i interesuar për harta të reja por për konfuguracion, por jam i interesuar të jemi gjithë të barabartë, dhe ju jeni dëshmitarë për këtë”, deklaroi Ahmeti.

Ai tha se Maqedonia patjetër të vazhdojë rrugën e integrimit. BE-ja dhe NATO janë rruga jonë e vetme.

“Nuk vërej se nuk ka vullnet nga të tjerët për këtë rrugë. Të gjithë së bashku duhet të punojmë deri në atomin e fundit që Maqedonia të bëhet pjesë e Evropës së lirë. Nëse do të dështoj integrimi, të cilin unë nuk e uroj, shumë miq ndërkombëtar na kanë dhënë sinjale se Maqedonia do të jetë në një izolim total. Shkëndijat e para të këtij izolimi janë vërejtur. Kjo mua më shqetëson”, shtoi Ali Ahmeti mbërë në një takimin me gazetarët në Shkup, për të cilët shtroi iftar.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sqaroi se në të gjitha takimet që i ka pasur me partnerin e koalicionit, Gruevskin, e ka thënë mendimin e tij personal dhe në mënyrë të hapur ka thënë se nuk ka shmangie nga këto tre çështje, siç janë integrimi në BE dhe NATO, zhvillimi ekonomik dhe marrëdhëniet ndëretnike, se këto çështje janë thelbësore për vendin dhe shtetin tonë.

“Maqedonia është vendi im dhe unë punojë që vendi im të ec përpara, për shkak se ky është qëllimi im, që qytetarët të kenë një jetë më të mirë në vendin e tyre”, pohoi Ahmeti. NOA-INA

KOMENTE