Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dorëzohet PS, vendos t’i drejtohet direkt Kushtetueses për kutitë e votimit
English

Dorëzohet PS, vendos t’i drejtohet direkt Kushtetueses për kutitë e votimit

Shtatë pikat ku toleron PD dhe pohimi: “Mazhoranca është e gatshme, pasi ju të merrni një vendim pozitiv nga Gjykata e Strasburgut, Gjykata Kushtetuese ose Komisioni i Venecias për rinumërimin e votave, të rinumërojë çdo fletë votimi dhe të ndryshojë çdo rezultat, me kushtin e vetëm që të respektohen parimet themelore kushtetuese, të respektohen institucionet, si kritere kryesore të Kopenhagenit”

Tiranë, 4 Shtator 2010 NOA – Partia Socialiste ka vendosur të tërhiqet nga qëndrimi i mëparshëm refuzues për të qenë ajo, nismëtare e dërgimit në gjykatë të kërkesës për rinumërim të votave të zgjedhjeve të 28 Qershorit 2009.

Ky fakt zbulohet nga letërkëmbimi mes kreut të grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi dhe atij socialist Gramoz Ruçi.

Në letrën që këto ditë Patozi i ka dërguar socialistëve, evidentohet pikërisht pranimi nga opozita i marrjes së iniciativës ashtu si shumë herë kishte propozuar mazhoranca gjatë muajve të fundit e po ashtu dhe organizmat ndërkombëtarë.

Ne e vlerësojmë faktin që, ju pranoni që, Gjykatës Kushtetuese t’i drejtoheni, duke zbatuar procedurën kushtetuese”, - thuhet në letrën që Patozi i ka dërguar Ruçit.

Në këtë kuadër, Patozi ndalet në kalvarin me drejtësinë për kutitë e votimit që nga qershori 2009.

“Në propozimet tuaja, ju kërkoni që Komisioni Hetimor të nisë shqyrtimin e materialeve të votimit, ndërkohë që këmbëngulni në rinumërimin e fletëve të votimit dhe për këtë doni që KQZ, pasi të veçojë materialet zgjedhore dhe t’i dërgojë ato në arkivë, të mos djegë fletët e votimit, siç përcaktohet në nenin 178, pika 6 e Kodit Zgjedhor. Pra, me fjalë të tjera, kërkoni haptas që të mos respektohet neni 178, pika 6, i miratuar me konsensus të plotë nga të dy partitë tona politike. Ju insistoni në këtë qëndrim edhe pasi zoti Rama më datë. 22 maj 2010, deklaroi në konferencë shtypi se nuk e pranon pikën 6 të nenit 178. Mazhoranca mendon se zbatimi i ligjeve dhe funksionimi i shtetit ligjor është një ndër kushtet themelore të respektimit të kritereve të Kopenhagenit dhe funksionimit të demokracisë në vende të lira”, - thotë Patozi në letrën e tij.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit nr. 8 datë, 22.7.2009, në të cilin kjo gjykatë rrëzoi kërkesën tuaj për rinumërimin e votave, është i prerë dhe përfundimtar. Sikundër vendime të Gjykatës Kushtetuese, si: vendimi nr. 18, i vitit 2003, i plotësuar nga vendimet 26 (2006), 20 (2007) dhe 22 (2010), përcaktojnë qartë se këto komisione në objektin e tyre të hetimit nuk mund të hetojnë çështje të juridiksionit të gjykatave dhe se duhet të respektojnë ndarjen e pushteteve. Por nga ana tjetër, vendimi i Gjykatës së Apelit për rinumërimin e votave, mund të ankimohet në Gjykatën e Strasburgut”, - shprehet Patozi.

Një gjë e tillë iu rekomandua opozitës shqiptare nga OSBE/ODIHR-i në Raportin e tij Përfundimtar në zgjedhjet shqiptare të vitit 2001, kujton Patozi.

“Po kështu, ju dispononi të gjitha mundësitë ligjore për t’ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese, që kjo e fundit, në rast se e gjykon të arsyeshme t’i drejtohet Komisionit të Venecias për të interpretuar vendimet nr. 18 (2003), 29 (2006), 20 (2007) dhe 227 (2010) të saj mbi objektin e komisioneve hetimore parlamentare”, - thotë Patozi, duke theksuar: “Ne e vlerësojmë faktin që, ju pranoni që, Gjykatës Kushtetuese t’i drejtoheni, duke zbatuar procedurën kushtetuese”.

Gjithsesi Patozi kujton edhe se “propozimi juaj që Gjykatës Kushtetuese t’i caktohet 10 ditë afat nga parlamenti për të vendosur për t’ju drejtuar ose jo Komisionit të Venecias dhe më pas, përtej këtij afati, Komisionit të Venecias t’i drejtohen Parlamenti, Kryetari i Parlamentit, Presidenti apo Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, bie ndesh me parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të prera dhe përfundimtare”.

Patozi vëren po ashtu se për interpretimin e tyre, Komisionit të Venecias mund t’i drejtohet, në rast se e gjen të arsyeshme, vetëm Gjykata Kushtetuese dhe asnjë nga pushtetet tjera, sikundër Parlamenti, në asnjë rrethanë nuk mund t’i caktojë afate kohore Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e cështjeve të caktuara. Kushtetuta e vendit dhe ligji i garantojnë kësaj gjykate pavarësi nga pushtetet e tjera.

Prandaj dhe mendojmë që ju të keni të gjithë kohën e nevojshme për të qartësuar në rrugë kushtetuese dhe gjyqësore kërkesën tuaj për rinumërimin e votave dhe jo të kërkoni moszbatimin e ligjit zgjedhor.

Ne propozojmë që, sapo të mblidhet parlamenti, të ngremë Komisionin e ri Hetimor Parlamentar dhe, nderkohë që ju zgjidhni me rrugë kushtetuese gjyqësore cështjen e rinumërimit të votave, ky komision të shqyrtojë një nga një mbi 10 cështjet e tjera, që ju në letrën tuaj pretendoni se duhet të hetohen.

Ju në propozimin tuaj shprehni që numërimi i fletëve të votimit të jetë i pjesshëm, me qëllim që të mos ndryshojë rezultati. Në këtë kontekst dua t’ju rikujtoj se mazhoranca është e gatshme, pasi ju të merrni një vendim pozitiv nga Gjykata e Strasburgut, Gjykata Kushtetuese ose Komisioni i Venecias për rinumërimin e votave, të rinumërojë çdo fletë votimi dhe të ndryshojë çdo rezultat, me kushtin e vetëm që të respektohen parimet themelore kushtetuese, të respektohen institucionet, si kritere kryesore të Kopenhagenit.

Në letrën e tij, Patozi siguron se “mazhoranca është plotësisht e hapur të bashkëpunojë me opozitën dhe e gatshme të zbatojmë, së bashku me ju dhe me përpikmëri, rezolutën e Parlamentit Europian, duke e konsideruar atë si interesin më të mirë të vendit. Ndaj, dhe dua t’ju siguroj se ne jemi gati të votojmë bashkërisht çdo vendim, marrëveshje, ligj apo procedurë, në përputhje me frymën e këtij dokumenti”.

Mazhoranca thotë se është plotësisht dakord për:

1- Amendimin e vendimit nr. 25, të dt. 19.3.2010, për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar.

ose

2-Ngritjen nga e para të Komisionit Hetimor Parlamentar për zgjedhjet e 28 qershorit, me një vendim të ri të Parlamentit, në përputhje me ligjin nr. 8891, datë 2.5.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore parlamentare”, të miratuar në kohën kur qeveriste Partia Socialiste.

3-Ne jemi dakord që ky Komision të kryesohet nga opozita dhe të përbëhet, sipas përcaktimit të ligjit të mësipërm.

4-Ne biem dakord që opozita të ketë shumicën në çdo votim në këtë komision dhe kjo të realizohet ose, duke tërhequr me vendim parlamenti dy anëtarë të mazhorancës nga Komisioni hetimor, pas zgjedhjes së tyre sipas ligjit, ose, duke i dhënë tre vota Kryetarit të Komisionit, po me vendim parlamenti.

5-Komisioni Hetimor Parlamentar të ketë për objekt hetimi materialet zgjedhore si dhe çdo problem tjetër të lidhur me zgjedhjet, përveçse çështjeve, për të cilat ka vendime gjykate.

Përtej këtyre, mazhoranca është gjithashtu dakord që:

6-Opozita të ketë të drejtë ekskluzive për hartimin e të gjitha amendamenteve për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODHIR për zgjedhjet e ardhshme. Dhe parlamenti do t’i votojë ato tërësisht, pasi të jetë marrë edhe opinioni i OSBE/ODHIR-it ose i Komisionit të Venecias.

7-Po në këtë frymë, ne do të mirëpresim të gjitha amendamentet tuaja për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar me 3/5.

e.r/NOA

KOMENTE