English

Gates: SHBA në Afganistan, të paktë edhe për 2 vjet

Kabul, 4 Shtator, NOA – Në Afganistan është duke funksionuar strategjia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por rezultati i saj nuk është i sigurt prandaj trupat amerikane ka të ngjarë do të qëndrojnë aty edhe për dy ose më shumë vjet.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, i cili ka qenë në Afganistan për një vizitë dyditore.

Ai ka thënë se është i inkurajuar se, e vënë në veprim Mësohet se gjatë saj, ai udhëtoi nëpër rrugën e mbushur me rërë dhe gurë mes temperaturave të larta nga Kandahari në Helmand, në një zonë të distriktit Zhari, që një nga zyrtarët e lartë e përshkroi si një prej tri zonave më të rrezikshme rreth qytetit të Kandaharit.

Ai më pas, u dha medalje trupave amerikane, u takua me disa nga homologët e tyre afganë dhe bisedoi me ushtarë nga më të rinjtë deri tek më të vjetrit.

“Gjithsecili e di se ky është një mision mjaft larg përfundimit. Ende do të ketë luftime të vështira. Por vetëbesimi i këtyre të rinjve dhe të rejave se misioni ka mundësi të përfundojë me sukses më mbush me besim”, deklaroi Gates para trupave.

Sipas tij, trupat amerikane e dinë se çfarë duhet të bëjnë dhe e kuptojnë rëndësinë e bashkëpunimit me forcat afgane dhe kalimin e përgjegjësive tek ata sa më parë që të jetë e mundur.

"Ne parashikojmë një proces të padiskutueshëm për dy deri në tre vitet e ardhshme, periudhë gjatë të cilës ne do të kemi mundësinë të ndryshojnë rolin tonë kryesor nga ai ushtarak në atë për të ndihmuar Afganistanin në proceset e kualifikimit, asistencës dhe zhvillimit”, tha ai.

n.e/NOA

KOMENTE