Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hysi: Deputetja Rajmonda Bulku të flasë për koncesionin që ka marrë burri i saj
English

Hysi: Deputetja Rajmonda Bulku të flasë për koncesionin që ka marrë burri i saj

Tiranë, 4 shtator, NOA – Partia Socialiste ka akuzuar sot një tjetër përfaqësuese të mazhorancës për abuzime gjatë procedurave të marrjes në koncesion të hidrocentraleve.

Deputetja e PS-së Vasilika Hysi kërkoi sot nga kolegia e saj demokrate RaJmonda Bulku që të sqarojë procedurat sesi bashkëshorti i saj ka marrë një koncesion për ndërtimin e një hidrocentrali.

“Më lejoni e nderuara kolege, që t'ju uroj të mos ndiqni rrugën e kolegeve të tjera të denoncuara më parë, të cilat gënjyen për ditë me radhë opinionin publik duke zhgënjyer edhe vetë zgjedhësit e tyre”, u shpreh Hysi në një deklaratë të bërë sot për mediat.

Ajo ka kërkuar shpjegime për mënyrën e marrjes së këtij koncesioni duke i drejtuar një sërë pyetjesh publike deputetes Bulku.

“A është e vërtetë se bashkëshorti juaj ka marrë koncesion për ndërtimin e një hidrocentrali? A jeni ju në dijeni?”, tha Hysi.

Nga ana tjetër Hysi ka kërkuar dhe përgjigje për arsyet që e kanë nxjerrë fituese bashkëshortin e Bulkut. “A dini të na thoni, nëse ky fakt është i vërtetë, cilat janë arsyet që e kanë nxjerrë bashkëshortin tuaj fitues në garë?”, tha ajo.

Deputetja e PS-së ka kërkuar sqarime dhe për burimet financiare me të cilat do të ndërtohet hidrocentrali.

“A ka pasur garë në fakt në dhënien e këtij koncesioni, dhe çfarë lidhje ka burri juaj me sektorin e energjisë? Po burimet tuaja financiare për ndërtimin e hidrocentralit cilat janë?”, tha deputetja e PS-së.

Në akuzat e PS-së ka dhe një kërkesë që deputetja Bulku të tregohet e sinqertë në reagimin e saj.

“Duke uruar gjithashtu që ju nuk do të ndiqni as rrugën e shpifjeve e të baltës, presim të mësojmë të vërtetën tuaj, ashtu siç presin të gjithë qytetarët”, tha Hysi.

a.k/NOA

KOMENTE