Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Identifikohet vajza që hedh qenushët në lum, është nga Bosnja
English

Identifikohet vajza që hedh qenushët në lum, është nga Bosnja

Tiranë, 4 shtator 2010 NOA - Është boshnjake nga qyteti i Bugojno, vajza që hodhi këlyshët në lumë dhe që ditët e fundit është diskutuar mjaft në internet.

"Ne nuk mund të jemi 100% të sigurt, por ka një shans të mirë që ajo të jetë", tha Velimir Ivanisheviç, një anëtar kryesor i grupit Facebook të krijuar për të identifikuar vajzën. Dy emrat e shpërndarë dje, Katja Puschnikdhe Antonia Miskic, vonë dolën të pasakta.

“Gjueti” e mbi 11 mijë vetëve në Facebook në më pak se në 24 orë për të gjetur vrasësen e këlyshëve, një vajzë bionde, me një veshje ngjyrë rozë, e cila përkulet dhe nga kovë nxjerr një nga këlyshët e saj qenushë.

Më pas me dhunë ajo e hedh atë në lumë. Një skenë e cila përsëritet tre apo katër herë, deri në momentin që të gjithë këlyshët e saj përfundojnë në lumë. Këto imazhe të akullta janë filmuar dhe tashmë po bëjnë xhiron e tyre në ueb.

Siç bëhet e ditur nga zëdhënësi i policisë në Sarajevë, Sefir Barucija është ofruar një shpërblim prej 1.500 euro për ata që do të japë ndihmën vendimtare për të identifikuar vajzën. r.b./NOA

KOMENTE