Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI: Palët duhet të kontribuojnë për një dialog politik sa më produktiv
English

LSI: Palët duhet të kontribuojnë për një dialog politik sa më produktiv

Tiranë, 4 shtator, NOA – “Meqënëse ditën e hënë fillon punë sesioni i ri parlamentar, Lëvizja Socialiste për Integrim, edhe njëherë rithekson domosdoshmërine e kontributeve pozitive në të mirë të reformave europianizuese të vendit”.

Një fakt të tillë e ka bërë sot me dije gjatë një deklarate për shtyp, Ardit Çela, Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun, i Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke shtuar se “palët duhet të kontribuojnë për një dialog politik sa më produktiv, në mënyrë të tillë që të kemi zhvillime sa më pozitive”.

Më tej, përfaqësuesi i LSI-së bëri me dije se “sfidat e mëdha që vendi ynë ka përpara, kërkojnë që klasa politike shqiptare të marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë dhe angazhimet që i takojnë, e sigurisht që këto angazhime kërkojnë veprime konkrete, por mbi të gjitha kërkojnë një vullnet politik, të orientuar nga interesi kombëtar”.

“Në këtë kontekst, ne gjykojmë se shtatori në vetvete, duhet të ketë si udhërrëfyes të veprimit të tij politik, punën e nevojshme që duhet kryer sidomos për zbatimin e rezolutës së Parlamentit Europian. Nuk ka më kohë për të humbur”, përfundoi Çela.

n.e/NOA

KOMENTE