English

Momente terrori për tenisten Victoria Azarenka (VIDEO)

Momente terrori për tenisten Victoria Azarenka, për publikun dhe stafin që ishin në ndjekje të ndeshjes së saj. Në turneun e dytë të US Open kundrejt Gisela Dulko, tenistja bjelloruse u desh të braktiste lojën si pasojë e një tronditje të lehtë cerebrale.

“Para se të fillonte ndeshja u rrëzova duke përplasur kokën dhe një krah. Mjekët më vizituan para se të filloja ndeshjen dhe më dhanë akordin për të luajtur. Gjatë ndeshjes u ndjeva menjëherë e lodhur, duke ndjerë dhimbje të forta koke. Në një moment shikimi nuk ishte më i qartë, papritur forcat më braktisën dhe e lëshova veten përdhe. Më pas në spital më pohuan se kisha pësuar një tronditje të lehtë cerebrale”, - këto ishin fjalët e tenistes në një komunikatë të nxjerrë për shtyp.

r.b/NOA

{youtube}ap9CgKY3Ul4{/youtube}

KOMENTE