Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pakistan, atentat i trefishtë kamikazësh me 31 të vdekur
English

Pakistan, atentat i trefishtë kamikazësh me 31 të vdekur

Islamabad, 4 shtator 2010 NOA - Një atentat i trefishtë terrorist ka tronditur qytetin pakistanez të Lahore. Bilanci provizor i kësaj tragjedie është prej 31 të vdekurish dhe 280 të plagosur, prej të cilëve 30 persona janë në gjendje kritike. Bilanci është bërë i ditur nga burimet spitalore të Geo News.

Shpërthimet kanë ndodhur në qytetin pakistanez të Lahore, ku sipas policisë, dy kamikazë kanë shpërthyer në ajër në mes të një turme personash, duke kryer një sulm mjaft të ngjashëm me ato të përdorur në të shkuarën nga talebanët e Pakistanit.

Agresioni i ka dhënë fund dhunës, e cila erdhi si pasojë e përmbytjeve të fundit që ndodhën në vend, që detyruan miliona pakistanezë të shpërnguleshin nga vendi i tyre.

Menjëherë pas shpërthimeve, një turmë personash i ka vënë zjarrin një stacioni policie dhe disa automjeteve, ku sipas dëshmitarëve janë sulmuar dhe disa agjentë policie.

Sumet erdhën menjëherë pas një ofensive të qeverisë kundër rebelëve në rajonin veri-perëndimor të vendit, gjatë së cilit, sipas autoriteteve pakistaneze, u vranë rreth 62 rebelë.

r.b/NOA

KOMENTE