English

Rrëzohet një avion në Dubai, vdesin anëtarët e ekuipazhit

Dubai, 4 Shtator, NOA – Një avion është rrëzuar në Dubai ndërsa zbriste në pistë, e duke provokuar ndezjen e një zjarri të madh përmes djegies së tij.

Lajmi është bërë me dijeni nga mediat vendase, sipas të cilave, mjeti fluturues që gati sa nuk ka marrë flakë jo larg aeroportit ndërkombëtar në Dubai ka qenë një aeroplan transportues i kompanisë amerikane “United Parcel Services”.

Sipas televizionit “Al Arabiya”, anëtarët e ekuipazhit e kanë humbur jetën, ndërsa është duke u punuar për të siguruar detajet e gjithë ngjarjes së rëndë.

n.e/NOA

KOMENTE