English

SHBA, pullë postare me portretin e Nënë Terezës

Uashington, 4 shtator, NOA /Beqir Sina - Kisha Katolike amerikane në SHBA, vendimin zyrtar të postës kombëtare amerikane për nxjerrjen e pullës së postës me portretin e Nënë Terezës, në 100-vjetorin e datëlindjes së saj e ka quajtur"një lajm të mrekullueshëm". "Një lajm i gëzueshëm dhe mjaft entuziast, Nënë Tereza po vjen!” - thotë Kisha Katolike me anë të një deklarate për shtyp, që ka shpërndarë në SHBA.

Në deklaratë përmendet puna e madhe që bërë kjo kishë, për realizimin e kësaj iniciative me anë të organizatës së saj "CatholicVote.org", organizatë kjo e cila arriti të mbledhë në të gjithë territorin e SHBA-ës, më shumë se 150 mijë firma, deri tani.

Edhe 50 mijë firma më shumë sesa kërkoheshin për afirmimin zyrtar nga Posta Kombëtare Amerikane, zyra e saj e filatelisë kombëtare.

Organizata nga Kisha Katolike Amerikane, "CatholicVote.org", edhe ajo falënderon të gjithë ata që hodhën firmat e tyre, teksa iu bashkuan Kishës Katolike, për të mbrojtur planin për daljen e pullës postare me portretin për të nderuar Nënë Terezën.

Ndër të tjera, thonë ata një falënderim të veçantë e kanë rezervuar edhe për Shërbimin Postar Kombëtar në SHBA-ës, i cili mori vendimin dhe tani përgatitet të nxjerr pullën e re.

Roy Betts, që është një zëdhënës i Shërbimit Postar Kombëtarë Amerikan, i tha dje gazetës tonë se: "Pulla postare me portretin e Nëna Terezës, dedikuar asaj me rastin e 100-vjetorit të lindjes së saj, do të jetë gati 5 shtator.

"Ceremonia zyrtare, tha ai e hedhjes në përdorim për Postën Kombëtare në SHBA-së, do të bëhet në bazilikën ose tempullin Kombëtarë të SHBA-ës, i quajtur "The Basilica of the National Shrine of the Immaculate Conception" në Uashington, për të kujtuar 100 Vjetorin e Ditëlindjes së Nënë Terezës.

Ai shtoi se me anë të një billboard-i me posterin e madhe të modelit të pullës së re, të vendosur para oborrit të bazilikës në Uashington, zyrtarisht do të bëhet zbulimi i pullës me portretin e Nënë Terezës, të një imazhi që do të tregojë veprën dhe përkushtimin e saj deri sa ajo vdiq e madhëruar.

Organizata kishtare nga Kisha Katolike Amerikane, e cila thirret "CatholicVote.org", thotë se pulla postare me portretin e Nëna Terezës ishte paraparë të inaugurohej pikërisht me 26 gushtë 2010, datë kjo që do të korrespondonte edhe me datëlindjen e Nëna Tereses, por disa grupe Radikale antife, ose ateistë thotë ajo e kundërshtuan në forma shumë të egra! dhe e bllokuan atë.

Pulla postare ne nderim të Nënë Terezës, që pritej të lëshohej më 26 gusht 2010, në 100-vjetorin e lindjes së saj, del më 5 shtator 2010.

“Vendosja e portretit të saj në një pullë postare amerikane, - thotë Shërbimi Postar i SHBA-së, - është bërë si shenjë e "përulësisë ndaj dhembshurisë së saj, si dhe nderim e respektimin e saj për vlerën prej natyre dhe dinjitetin e njeriut, frymëzuar nga prejardhja e saj për të ndihmuar njerëzit e të gjitha moshave dhe të të gjitha racave, kryq e tërthor botës, të gjithë atyre që punojnë në emër të Zotit".

NOA-INA

KOMENTE