Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tragjedi familjare: Prindërit i ankoheshin, djali vetëvritet
English

Tragjedi familjare: Prindërit i ankoheshin, djali vetëvritet

Itali, 4 shtator NOA - Një djalë 12-vjeçar nga Mornico al Serio (Bergamo) është vetëvrarë pas shumë ankesave që kishin prindërit në drejtim të tij.

Adoleshenti u gjet i pajetë në ambientet e dhomës së tij. 12-vjeçari, që ndodhej në shkollën e mesme, nuk kishte manifestuar asnjëherë probleme, as me familjarët e tij dhe as me miqtë.

prindërit kanë pohuar se një gjest i tillë mund të ketë ardhur si rrjedhojë e ankesave të shumta që kishin bërë ata në drejtim të djalit dhe kjo në lidhje me detyrat e verës të cilat ai ende nuk i kishte përfunduar.

Me sa duket menjëherë pas ankesave, 12-vjeçari është mbyllur në dhomën e tij dhe është vetëvrarë duke u varur në një litar. Trupi i tij i pajetë u gjend nga mamaja dhe kjo gjatë orarit të drekës.

Tragjedia ka shokuar të gjithë komunitetin e Mornico.

Viktima jetonte së bashku me prindërit e tij dhe motrën dhe aktualisht ishte në ndjekje të shkolis së mesme. Të gjithë personat që e njohin e përshkruajnë si një djalë të ndjeshëm, i cili nuk ka manifestuar asnjë lloj problemi të këtij tipi në të shkuarën.

r.b/NOA

KOMENTE