Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vret një 13-vjeçar dhe i kërkon falje familjarëve të viktimës, letra e plotë
English

Vret një 13-vjeçar dhe i kërkon falje familjarëve të viktimës, letra e plotë

Itali, 4 shtator NOA - “Më vjen shumë keq për gjithçka ka ndodhur”. E shkruan në një letër të publikuar ekskluzivisht për News Mediaset, 16-vjeçarin, i cili më 2 gusht vrau në Bronte të Katanias, Matteo Galati, 13-vjeç si rrjedhojë e një përleshje për një vajzë. Fjalët e 16-vjeçarit vijnë nga burgu i minoreneve të Bicoca në Catania.

Teksti i plotë i letrës së shkruar është si më poshtë: Instituti Minoren Bicoca 10/08/2010

E di mjaft mirë se fjalët e mia nuk do të kthejnë asnjëherë kohën mbrapa dhe nuk do të fshijnë asgjë nga ajo çka ka ndodhur, ashtu si nuk do të sjellin asnjëherë në jetë Mateon. Megjithatë dua t’iu them se më vjen shumë keq për gjithçka ka ndodhur dhe çdo ditë që kalon më ndjek me një siklet të cilin nuk mundem ta shmang.

Duke menduar ato momente ende nuk arrij të jap një shpjegim se si ka ndodhur. Nuk kisha asnjë qëllim për t’i gjuajtur dhe t’i merrja jetën. E kuptoj dhe e ndaj dhimbjen e pafundme, por ju lutem të më falni pasi dhimbja juaj është dhe tortura ime.

Kërkoj falje, nuk e di çfarë mund të jepja që gjithçka të kthehej siç ishte më parë asaj mbrëmje të tmerrshme, por kjo është e pamundur dhe pikërisht për këtë arsye vuaj së bashku me ju për vdekjen e Mateos. I kërkoj falje dhe Salvatores dhe shpresoj që të shërohet në mënyrën më të mirë.

r.b/NOA

KOMENTE