Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbulimi: Nga urina, mund të prodhohet karburant për makinat
English

Zbulimi: Nga urina, mund të prodhohet karburant për makinat

Ohajo, SHBA, 4 shtator, NOA - A e dini se ndërkohë që ju jeni bërë urinën, jeni duke prodhuar në fakt një burim alternativ të energjisë?

Kjo pasi nga urina në fakt, ne mund të marrin hidrogjen me kosto të ulët për qelizat e karburantit dhe prodhimin e energjisë madje.

Një fakt të tillë e ka zbuluar Gerardine Botte, një inxhinier kimik në universitetin e Ohajos, sipas të cilit, nga ureja që përmbahet në urinë, është e mundur nxjerrja e karburantit me hidrogjen në kosto shumë më të ulët se sa do të kushtonte nxjerrja e tij nga uji, një operacion ky i paefektshëm pasi konsumon më shumë energji se sa ajo prodhon.

Botte me ekipin e tij të hulumtuesve kanë pasur sukses në nxjerrjen e hidrogjenit duke përdorur urinën dhe prodhuar një energji deri në 0.37-1.23 volt, e nevojshme kjo për të kryer elektrolizë e ujit.

Studiuesit kanë llogaritur se urina e prodhuar nga 300 punonjës mund të prodhojë ekuivalenten e 2 kilovatëve energji elektrike, e nevojshme për të mbajtur ndezur një fshesë me korrent.

Kjo është provuar më tej edhe nga ekipi i universitetit të Saint Andresë në Angli, ku kanë vendosur të përdorin urinën si lëndë djegëse.

E nëse është vërtet kështu, ajo do të zgjidhë të gjitha problemet energjetike të planetit ...

n.e/NOA

KOMENTE