Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çfarë politike është kjo, ORE!?
English

Çfarë politike është kjo, ORE!?

Edhe një barsoletë e cila posa mu kujtua nga koha e shkuar e“ socializmit vetëqeverisës” te ne, e, që, edhe ajo në mënyrën e vet humoristike, na tregon qartë për ekzistimin e disponimit të përhershëm të një morali të biseksualizmin politik në mes të kuadrove tona vendore në pushtet

Adnan Abrashi

(Tupani bie për ata që kanë vesh, ndërsa, Vuvuzelat, për ata që kanë edhe nerva)

Zakonisht, te ne mendohet se partitë janë subjekte politike, të cilat si qëllim themelor të ekzistimit dhe funksionalitetit të tyre, e kanë arritjen e marrjes së timonit të udhëheqjes me pushtetin. Në shikim të parë, ashtu edhe është, por, këtë konstatim të thjeshtësuar duhet marrë vetëm si pjesë e një definicioni më të zgjeruar dhe më kuptimplotë. Sepse, në një shoqëri të mirëfilltë, të gjitha subjektet politike, përveç se janë grupe njerëzish të organizuar që pa dyshim tentojnë të vijnë në pushtet, ata, përmes programeve të ofruara, e kanë si synim të bëjnë diçka shumë më mirë se sa që është bërë gjer më tani nga pararendësit e tyre. Se sa me këtë logjikë kuptohet dhe realizohet politika në Kosovë, është diçka krejtësisht tjetër. Fatkeqësisht, te ne, ajo edhe më tej vazhdon të mbetet si qëllim në kuptimin e ngushtë të definicionit të saj: kryekëput të merret pushteti në mënyrë demokratike duke manipuluar përmes gënjeshtrave me masën dhe pastaj “xhenet” për liderët dhe anëtarët tjerë të rrethit të tyre më të ngushtë.

A thua, që nga paslufta e deri më sot, me këtë kualitet politikanësh në skenë, çfarë politike produktivdhënëse kemi bërë ne? Nga veprimet tona të gjertanishme thuaja bërje politikë, do të vërejmë vetëm servilizëm, përkulje dhe nënshtrim ndaj të huajve dhe asgjë tjetër. Shprehur me gjuhën arkaike: “politikë të “prapanicës së pambrojtur për ngulitje” nga të tjerët, apo pak sa më publicistike: politikë kryekëput “kompromisesh të dhembshme për ne”, sikur dimë shpesh me patetizëm të arsyetohemi para të tjerëve. Në fakt, gjatë tërë kësaj kohe, e tërë historia e jonë e politikëbërjes, në plotëkuptimin e fjalës, ka qenë joprofesionale, e pamoralshme dhe dekadente: me kuadro injorantësh dhe mediokër në pushtet, afera korruptive, hajni, nepotizëm, zhvatje, papunësi, rrënje drastike të standardit, varfërisë gjithnjë e në rritje të popullsisë...etj.

Sa isha i vogël, më kujtohet shumë mirë një lojë e jona fëmijërore e quajtur “Vëlla me motra”. Sipas rregullave të kësaj loje, dikush nga ne bëhej babë, e dikush nënë, kurse kukullat dhe lodrat tjera ishin fëmijët tanë dhe gjësendet për improvizimin e skenografisë së lojës. Gjersa ne të gëzuar papenguar loznim lojën tonë fëmijërore, prindërit tanë nga ana tjetër e dhomës, na përcillnin në heshtje dhe të kënaqur. Kjo nemitej e tyre zgjaste deri në momentin kur në mes nesh plaste sherri dhe ne në mes veti fillonim të ziheshim për ndonjë detal të parëndësishëm. Në këtë rast, fillimisht, duke na marr me të mirë, reagimi i prindërve tanë ishte këshillëdhënës dhe më tepër me karakter bindës (karota), por, shpesh në rast të mosbindjes ndaj kërkesave dhe këshillave të tyre, nuk mungonte edhe ndonjë flakaresh (shkopi). Në fakt, atëbotë, niveli i lirisë së lojës tonë si fëmijë, shtrihej aq larg, derisa diçka si veprim, nuk prishte qetësinë e prindërve tanë, të cilët, nga këndi tjetër i dhomës, gjatë tërë kohe na shikonin dhe mbikëqyrin me vigjilencë.

E, pra, ndoshta është qesharake pak sa ky shembull krahasues, por mua më duket se edhe politikëbërja kosovare i ngjason mu kësaj loje fëmijërore alla “Vëlla me motra”. Sepse, aty, shumë lehtë dikush mund të bëhet babë, dikush nënë, e dikush edhe politikan, ministër dhe kryetar... dhe, kjo kënaqësi do të vazhdoj aq gjatë gjersa ndërkohë me ndonjë veprim të palejueshëm nuk do t’ua prishësh qetësinë e “prindërve” tanë që na vrojtojnë dhe monitorojnë pandërprerë...

Edhe një barsoletë e cila posa mu kujtua nga koha e shkuar e“ socializmit vetëqeverisës” te ne, e, që, edhe ajo në mënyrën e vet humoristike, na tregon qartë për ekzistimin e disponimit të përhershëm të një morali të biseksualizmin politik në mes të kuadrove tona vendore në pushtet.

- Na ishte një herë një politikan dhe kishte vendosur të hapte konkurs për pranimin e një sekretareshe personale. Por, përveç kushteve të përgjithshme të parapara me ligj që ishin të publikuara në konkurs, ai kishte përgatitë edhe një listë diskrete me disa kushte, të cilat, paraprakisht duhet t’i pranoj kandidatja. Nga shumica që ishin lajmëruar në konkurs, politikani ynë e përzgjedh një si më të mirën. Ajo, po ashtu, i kishte pranuar edhe kushtet diskrete speciale të politikanit . Ato ishin: Përveç disa obligimeve zyrtare si sekretaresh, ajo duhet t’i përmbahej edhe një orari specifik: - Në ora 8 të mëngjesit-duhet ta sjellë kafenë së bashku me ilaçin për tensionin e gjakut, - Në ora .... - Në ora 9 të mëngjezist, “SEX”...etj. Me të filluar dita e parë e punës, sekretaresha e posa pranuar, fillon me pedanteri t’i plotësoj kushtet e veçanta të kërkuara nga ajo... Posa bëhet ora 9, ajo fillon t’i dishte teshat nga trupi. Me të parë këtë akt të pazakonshëm të sekretareshës së re, politikani i befasuar i bërtet i befasuar: - Eeehej...çfarë je duke bëre kështu? - Po ... sipas kushteve që mi parashtruat, a nuk shkruan SEX në ora 9 të mëngjesit?-

- O jo, e dashura ime! – Fillon të qeshi me zë politikani - E ke keqinterpretuar atë pikë. Sex në ora 9 është vetëm treguese figurativ orientues të më përkujtosh se pikërisht në atë termin unë duhet të lajmërohem në KOMITET (Zyra e Lidhjes së Komunistëve të RSFJ-së. Për rrethanat e sotme, “KOMITETIN” mund ta zëvendësoni me zyrën e EULEX-it, ICEO-se... ). E kam shënuar ashtu, sepse gjithnjë kur shkoj në atë vend, aty rregullisht më “shkërdhejnë” të tjerët që kanë poste dhe kompetenca më të larta se unë!

TUPANI bie për ata që kanë vesh, ndërsa, VUVUZELAT, për ata që kanë edhe nerva...!

(*) Dërguar nga autori, qëndrimet janë personale

KOMENTE