Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Delegacioni në OKB, Sejdiu: Të bindur se do të ketë njohje të reja
English

Delegacioni në OKB, Sejdiu: Të bindur se do të ketë njohje të reja

Prishtinë, 5 shtator, NOA - Presidenti Fatmir Sejdiu dhe ministri i Jashtëm Skënder Hyseni kanë shprehur bindjen se Serbia do të dështojë për të kaluar në Asamblenë e Përgjithshme rezolutën që bën thirrje për negociata rreth statusit të Kosovës.

Kjo është deklarata që kanë brë drejtuesit e shtetit kosovar para nisjes për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Atyre do t’u bashkëngjitet kryeministri Thaçi, që është rrugës për në Katar, dhe bashkërisht do të lobojnë deri të enjten kundër projektrezolutës serbe. Po kështu, gjatë gjithë javës ata do të përpiqen të bindin sa më shumë vende anëtare të OKB-së që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Mediat kosovare shkruajnë se drejtuesit e shtetit do të përpiqen të bindin sa më shumë vende për të mos e votuar të enjten projektrezolutën serbe.

“Unë besoj se kjo rrugë do të jetë e frytshme, duke pasur parasysh edhe angazhimet e mëhershme të institucioneve të vendit, por edhe të mbështetësve të Kosovës. Shumë vende kanë dhënë sinjale të mira, siç ishte edhe rasti i përmbylljes së djeshme me Republikën e Hondurasit, që njohu Republikën e Kosovës”, ka thënë presidenti Sejdiu, para nisjes.

a.k/NOA

KOMENTE