Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Familja e dytë
English

Familja e dytë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, uron nxënësit, mësuesit dhe prindërit për vitin e ri shkollor 2010-2011

Nga Myqerem Tafaj

Nesër rreth 645000 fëmijë ulen në bankat e shkollave dhe kopshteve në të gjithë vendin. Dita e parë e shkollës ka marrë statusin e një dite feste për vlerat e simbolikën që ajo mbart për çdo familje shqiptare, si vatër e përbashkët e dijes, edukimit dhe prosperitetit.

Të dashur nxënës,

Ju uroj një vit të mbarë dhe të suksesshëm shkollor! Urimi i parë u drejtohet më shumë se 42000 nxënësve që ulen për herë të parë në bankat e shkollës dhe nisin rrugën e gjatë dhe të bukur të dijes.

Ju premtoj se, ju, këtë vit të ri shkollor do të gjeni një shkollë më miqësore, më të afërt e më të dashur, mësimdhënie më cilësore. Në shkollë ju do të gjeni një familje të dytë, në të cilën do të rriteni, do të mësoni, do të edukoheni si qytetarë të denjë dhe do të arrini rezultatet që dëshironi.

Është shumë e rëndësishme që secili nga ju të besojë fort se mund të arrijë rezultatet që pret, sepse gjithkush ka jo vetëm aftësitë e përgjithshme por edhe prirje në një ose më shumë lëndë, që mund të jenë letërsia, matemátika, gjuha e huaj, kompjuteri, sporti, arti, apo ndonjë fushë tjetër.

Më lejoni që një urim të veçantë t’u drejtoj atyre që në këtë vit shkollor do të përgatiten për studimet universitare, e kam fjalën për maturantët.

Të dashur maturantë, Ju do të përfundoni shkollën e mesme me Diplomë të Gjimnazit, ç’ka përbën një standard të ri cilësie afër atij evropian. Kjo krijon edhe bazën për përmbushjen e kritereve të njëjta në pranimet në arsimin e lartë publik dhe privat, me kohë të plotë dhe kohë të pjesshme.

Të dashur mësues,

Ju falënderoj për përkushtimin dhe punën e palodhur që bëni në përmbushjen e misionit tuaj fisnik. Një falënderim dhe mirënjohje u takon të gjithë brezave të mësuesve që kanë dhënë ndihmesën e tyre dhe që kanë lënë gjurmë në zhvillimin e arsimit tonë kombëtar.

Politika e Qeverisë për rritjen sistematike të pagave ka bërë që ju të keni sot një status shumë më të mirë dhe te merituar, një status dinjitoz jo vetëm në piramidën e sektorit tonë publik, por edhe në raport me kolegët tuaj në rajon. Kjo është një arritje shumë e madhe, sepse e ka bërë profesionin e mësuesit ndër më të preferuarit, ç’ka ka nxitur konkurrencën dhe rritjen e shkallës së kualifikimit. Kjo garë duhet të vazhdojë.

Të nderuar prindër,

Ju nuk jeni thjesht nëna dhe baballarë të shkollarëve, por jeni partnerët më të rëndësishëm të shkollave tona. Unë ju ftoj që ta thellojmë më tej këtë bashkëpunim.

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,

Shqipëria po zhvillohet me ritme të shpejta në të gjitha fushat. Arsimi duhet t’i paraprijë këtij zhvillimi, sepse është faktori kyç që përcakton se sa shpejt Shqipëria do të zhvillohet më tej, i mbështetur në ekonominë dhe shoqërinë e dijes së këtij shekulli. Prandaj, sistemi ynë arsimor përballet me sfida shumë të mëdha dhe të vështira, por, midis tyre, unë dëshiroj të nënvizoj atë kryesoren: Arsim cilësor për të gjithë.

Cilësia përcakton nëse ju, të dashur nxënës, do të arsimoheni në një nivel të krahasueshëm me bashkëmoshatarët tuaj evropianë.

Cilësia nënkupton: Përmbajtje e mbështetur fort në traditën e arsimit tonë kombëtar dhe zhvillimet e sotme ndërkombëtare. Reforma e kurrikulës do të thellohet në arsimin bazë dhe atë profesional.

Kushte normale për mësimdhënie në çdo shkollë. Vazhdon ndërtimi dhe rindërtimi i shkollave në të gjithë vendin. Deri në fund të vitit 2010 përfundojnë 50 shkolla të reja. Ka filluar ndërtimi dhe rikonstruksioni i 33 shkollave të tjera me parametra të mirëfillta evropianë.

Mësimdhënës që e duan profesionin e bukur të mësuesit dhe janë të kualifikuar për të mësuar nxënës me pasione e interesa të ndryshme që rriten në kohën e internetit. Reforma e nisur e studimeve në mësuesi i shërben pikërisht përgatitjes së gjeneratave të ardhshme të mësuesve sipas standardeve të përparuara.

Tekste të një cilësie të lartë dhe sa më të thjeshta për nxënësit. Reforma e Altertekstit e tregoi veten se mund të nxisë, jo vetëm rritjen e cilësisë, por edhe tregun e lirë të librit.

Laboratorë dhe mjete didaktike që e bëjnë të nxënit tërheqës dhe të thjeshtë. Në sistemin e arsimit bazë dhe atë të mesëm këtë vit shtohen rreth 350 laboratorë të rinj.

Përdorim të gjerë të teknologjisë së informacionit në mësimdhënie, e cila, së bashku me zotërimin e gjuhëve të huaja, janë aftësi bazë që duhet te përvetësojë çdo nxënës dhe mësues. Këtë vit pajisen me laboratorin e dytë të kompjuterëve 150 shkolla të mesme dhe 9-vjeçare. Pra ne kemi nisur fazën e dytë, të pajisjes së shkollave me laboratorët e dytë të kompjuterëve.

Por arsimi cilësor duhet te jetë për të gjithë.

Objektivi ynë mbetet:

- çdo 5- vjeçar në kopsht, - çdo 15-16- vjeçar të përfundojë arsimin e detyruar, pra atë 9- vjeçar, dhe të ketë mundësi të vijojë arsimin e mesëm, të përgjithshëm ose atë profesional.

Me kënaqësi mund t’u deklaroj se këtë vit është rritur regjistrimi i fëmijëve në kopshtet e fshatit. Regjistrimi në shkollën e mesme deri tani ka arritur në 90.6 % të nxënësve që përfunduan arsimin e detyruar. Në arsimin profesional, krahasuar me vitin e kaluar, janë regjistruar deri tani 11 % më shumë nxënës në vitin e parë. Rreth 600 nxënës janë regjistruar në degën e IT-së, që përbën rreth 10 % të numrit total të nxënësve të regjistruar në vitin e parë të arsimit profesional.

Të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohet sistemi ynë arsimor janë plotësisht të përballueshme përmes një bashkëpunimi të ngushtë të të gjithë aktorëve: mësuesit dhe punonjësit e arsimit, nxënësit, njësitë e qeverisjes vendore, prindërit dhe komuniteti.

Në përfundim, dëshiroj t’ju siguroj se, mësuesit tanë të përkushtuar dhe të gjithë punonjësit e sistemit të arsimit, nga Ministria deri në shkollën më të largët të vendit, do të punojnë që arsimi ynë të ecë i sigurt në rrugën e arritjes së standardeve evropiane të cilësisë, sepse vetëm në këtë mënyrë ai mund t’i paraprijë Shqipërisë Evropiane.

KOMENTE