Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kërkesa e bizneseve: Të shtyhet me një javë, deklarimi elektronik i TVSH
English

Kërkesa e bizneseve: Të shtyhet me një javë, deklarimi elektronik i TVSH

Tiranë, 5 shtator 2010 NOA - Konfindustria, duke marrë shkak nga shqetësimet e anëtarëve të saj, që përfaqësojnë industritë më të rëndësishme dhe të rregullta të vendit, tha sot se ka vendosur t’i kërkojë Qeverisë shqiptare për shtyrjen me të paktën 7 ditë kalendarike të afatit të deklarimit elektronik mujor të TVSH (tatimit te vlerës se shtuar) të bizneseve në sistemin tatimor.

Mbështetur në aktet ligjore në fuqi është e detyruar për bizneset pa përjashtim të madhësisë së tyre, që deklarimi elektronik i TVSH të kryhet brenda datës 5 të çdo muaji. Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustria, tha sot për agjencinë NOA se një afat i tillë kohor, mbështetur në praktikën e deritashme ka treguar, se është i pamjaftueshëm duke sjell si pasojë rritje kostosh të paarsyeshme për bizneset, - pasaktësi në deklarim të dhënash dhe mbi të gjitha shërben si shkak për gjobitjen e bizneseve në shuma të mëdha nga institucionet tatimore.

“Një pjesë e madhe e vonesave të mësipërme, që më pas përkthehen në gjoba për bizneset është edhe përqendrimi i madh i deklarimeve në pak ditë dhe pikërisht për shkak të kohës së pamjaftueshme ndodh mospranimi i të dhënave nga sistemi informatik në zotërim të drejtorisë së tatimeve. Përsëri në rastin e mësipërme janë bizneset, që gjobiten në mënyrë krejt të paarsyeshme”, - u shpreh z.Buxhuku.

Konfindustria duke gjykuar, se në kushtet kur jemi përballë një ndryshimi të shpejtë cilësor në marrëdhëniet biznes/institucione fiskale nëpërmjet zbatimit të detyrimeve ligjore të përdorimit të gjerë dhe mjaft të mirëpritur të IT (Teknologjia e Informacionit), është domosdoshmëri shtyrja me një afat kohor të paktën prej 7 ditësh e deklarimit të TVSH për t’u kryer deri në datën 12 të çdo muaji.

Duke shtuar këtu dhe kohën detyrimisht të nevojshme për aftësimin profesional të personelit përkatës të bizneseve për përdorimin e teknologjive të reja, kërkesa e Konfindustrisë është krejtësisht e mbështetur dhe duhet plotësuar në një kohë të shpejtë, - tha Buxhuku.

Konfindustria vlerëson, se plotësimi i kërkesës së mësipërme të saj shoqëruar edhe me rishikimin e plotë të procedurave të marrëdhënieve të reja biznes/shtet pas hyrjes në përdorim të gjithanshëm dhe të shpejtë të IT, është domosdoshmëri dhe duhet të kryhet sa më shpejt, në të mirë të përmirësimit të klimës së biznesit në vend.

e.r/NOA

KOMENTE