English

Legrotalie: Interi dhe Milani janë më lart se Juventus

Tiranë, 6 Shtator 2010 NOA - “Interi dhe Milani do të nisin këtë kampionat në një nivel më të lartë se sa Juventusi”, - këto ishin fjalët e mbrojtësit të ekipit bardhë e zi Nicola Legrotalie, i cili i është shtuar mendimit të shokut të tij të skuadrës Giorgio Chiellini.

Kështu Legrotalie, ka theksuar se dy ekipet e Milanos kanë një ekip më të plotë në krahasim me Juventusin.

“Mbi të gjithë kuq e zinjtë, - shpjegoi mbrojtësi i Juventusit për mikrofonat e Sky Sport 24, - me merkaton dhe ardhjet e Ibrahimovic dhe Robinho i kanë dhënë një sinjal të fortë Interit në lidhje me fitimin e kampionatit.

Ibra është një lojtar mjaft i dobishëm për Milani gjatë rrugës së fitimit të titullit. Skuadrat e tjera si Roma apo vetë Juventus mund të them se do të jenë vetëm në garë për fitim e tij.

r.b/NOA

KOMENTE