Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Netanjahu i ndryshuar
English

Netanjahu i ndryshuar

Vite të tëra Netanjahu e luftonte zgjidhjen me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez mbi bazën e shkëmbimit të territoreve për paqe, duke pohuar se koncesionet territoriale nga Izraeli do të sillnin vetëm dhunë dhe mjerim

Nga “Washington Post” Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, zakonisht është parë si ithtar i linjës së fortë dhe ideolog i pashpresë i ngarkuar me barrën e radikalizmit. Por, për dallim nga përshtypja e përgjithshme, Netanjahu po tregohet si lideri më i butë që Izraeli e ka pasur ndër vite, njeri që e përdor me kujdes forcën ushtarake dhe synon zgjidhje diplomatike të konfliktit izraelito- palestinez. “Erdha këtu sot për të gjetur një kompromis historik, që do t’u mundësojë dy popujve të jetojnë në paqe, siguri dhe dinjitet”, tha Netanjahu në samitin e fundit në Shtëpinë e Bardhë. Shumica e izraelitëve kurrë nuk kanë pritur t’i dëgjonin këto fjalë. Vërtet, në njërin nga evolucionet më interesante politike në kohët e fundit, Netanjahu po fillon të duket si Riçard Niksoni, i cili më në fund u angazhua me rivalin e vjetër dhe shkoi për vizitë në Kinë. Ashtu si Niksoni, Netanjahu u kthye në politikë një dekadë pasi humbi nuk arriti të rizgjedhet. Ashtu si Niksoni që ishte simbol i antikomunizmit, Netanjahu është ngjitur në valën e antiterrorizmit. Ashtu si Niksoni, ai i ka luftuar liberalët gjatë gjithë karrierës së vet. Si diplomat dhe njeriu i parë në vend, Netanjahu u bë i famshëm duke mbrojtur Izraelin në sytë e opinionit publik botëror. Vite të tëra Netanjahu e luftonte zgjidhjen me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez mbi bazën e shkëmbimit të territoreve për paqe, duke pohuar se koncesionet territoriale nga Izraeli do të sillnin vetëm dhunë dhe mjerim. Netanjahu kishte të drejtë kur thoshte se tërheqjet e Izraelit nga territori i pushtuar do të shoqërohen me sulme vetëvrasëse dhe raketime nga Gaza, nga Bregu Perëndimor dhe nga Libani. Vitin e kaluar, izraelitët e shpërblyen atë duke e kthyer në pushtet. Por, pasi e mori zyrën pranverën e kaluar, Netanjahu e ndryshoi ngjyrën e zërit. Njeriu, i cili gjithë jetën e kishte kaluar duke brohoritur "Jo për OÇP-në" (Organizatën Çlirimtare Palestineze), dhe duke shpjeguar se shteti palestinez do të nënkuptonte fundin e shtetit hebreit, tash ka filluar ta këndojë vargun e vjetër të së majtës izraelite: 'Dy shtete për dy popuj'. Flamurtari i konservatorizmit izraelit është ngjitur në vagonin e paqes. U ngjit aty ku Niksoni i shtrëngoi duart me liderin kinez Mao Zedong në vitin 1972. Çfarë e shtyri Netanjahun t'a rishikojë ideologjinë e vjetër të tij? Për të qenë të sinqertë, ai nuk kaloi nëpër ato që kaloi Niksoni. Por, ai vetëm iu nënshtrua presionit të Amerikës, gjë që flet në favor të tij. Liderët e mëparshëm të djathtë në Izrael kaluan nëpër faza të ngjashme. Menahem Begini ia dha Egjiptit tërë Sinajin vetëm disa javë pasi u zotua se do ta kalojë pleqërinë në një koloni hebreje atje. Ariel Sharoni i shembi vendbanimet në Gaza pak pasi i shpalli të rëndësishme si Tel-Avivi. Jicak Shamir, më i ashpri nga të gjithë, i la mënjanë bindjet e tij për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes në Madrid në vitin 1991. Për të gjithë këta liderë thuhej se janë 'pajtuar me realitetin', i cili në fjalorin politik të Izraelit është eufemizëm për "varësinë nga Amerika".

KOMENTE