Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OSSH kërkon rritje të re të çmimit të energjisë elektrike
English

OSSH kërkon rritje të re të çmimit të energjisë elektrike

Tarifat e reja të kërkuara:

nga 7.7 L pa TVSH në 8.85 L pa TVSH për fashën nën 300 KWH nga 12 L pa TVSH në 13.8 L pa TVSH për fashën mbi 300 KWH

Ndërkohë kanë nisur reagimet e para për këtë kërkesë të OSSH

Tiranë, 5 Shtator 2010 NOA – Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) privatizuar nga çekët e kompanisë CHEZ, kërkon një rritje të re të çmimit të energjisë elektrike prej jo më pak se 15 për qind.

Lajmi konfirmohet për agjencinë NOA nga burime zyrtare të ERE, Enti Rregullator i Energjisë.

Por kërkesa për rritjen e çmimit të energjisë nga KESH është absurde po të mendosh që nuk ka asnjë motiv për rritjen e çmimit të energjisë nga KESH po të mendosh që asnjëherë sa sot nuk ka qenë më e favorshme se tani situata hidroenergjitike. Tarifat e reja të kërkuara:

nga 7.7 L pa TVSH në 8.85 L pa TVSH për fashën nën 300 KWH nga 12 L pa TVSH në 13.8 L pa TVSH për fashën mbi 300 KWH Ndërkohë kanë nisur reagimet e para për këtë kërkesë të OSSH. Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorëve – ZMK protestoi sot përballë ERE ndaj aplikimit të OSSH pranë ERE për rritje të çmimit të energjisë elektrike me 15%. Avokati Altin Goxhaj u shpreh se kjo rritje është absurde po të kemi parasysh që:

1. OSSH nuk ka plotësuar kushtet e performancës së kërkuar për reduktimin e humbjeve dhe rritjes e cilësisë së shërbimit dhe vetë produktit; 2. Situata globale dhe rajonale nuk paraqet kushte në tregjet ndërkombëtare për këtë rritje të re; 3. Rritja e çmimit gjatë vitit të kaluar me 12% ishte e tepërt dhe nuk justifikon një rritje të re; 4. Prodhimi vendas i energjisë është në kulmin e efiçensës; 5. Cilësia e produktit (e energjisë së ofruar) është në përkeqësim siç ndodhi edhe këto ditë me ndërprerje të paparaljmëruara të energjisë dhe ardhje të saj me luhatje ekstremist të dëmshme për pajisjes elektroshtëpiake; 6. Aplikimi për rritje duhej të ishte bërë të paktën 6 muaj përpara datës së kërkuar që do të thotë duhej të ishte bërë para 1 Korrikut; 7. OSSH nuk ka paraqitur një raport mbi performancën e saj në kuadër të standardeve të kërkuara në bazë të kushteve kontraktuale ndërkombëtare të privatizimit Nga ana tjetër, sikundër thekson ZMK, ERE nuk ka asnjë arsye të rrisë çmimin e energjisë sepse:

1. Një vit më parë rritja u krye në shkelje të plotë të ligjit dhe ishte e tepërt;

2. Misioni i ERE e detyron atë “të mbrojë interesat e konsumatorëve nëpërmjet tarifave transparente dhe të bazuara në kosto” dhe “të sigurojë vazhdimësinë dhe cilësisë e furnizimit të energjisë për klientët fundorë” ndaj dhe rritja e çmimit të energjisë në favor të OSSH do të shkelte pikërisht këtë mision të ERE;

3. ERE prej 3 vjetësh ende nuk gjen kohë të miratojë një model kontrate të rregullt OSSH – konsumatorë (pasi kontrata aktuale është e lidhur me KESH dhe është e paligjshme dhe në kundërshtim me Kodin Civil dhe Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve) dhe gjen kohë të rrisë çmimet në mënyrë të njëanshme në favor të OSSH;

Për këto arsye Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorëve – ZMK protestoi sot ndaj përpjekjeve spekulative të OSSH dhe KESH për të rritur çmimin e energjisë elektrike me 15 %.

ZMK akuzon ERE se në rast se do të rrisë përsëri çmimin e energjisë elektrike atëherë ajo nuk është më një institucion i publikut por një Ent i blerë nga OSSH me paratë e shqiptarëve dhe për këtë Shoqata do të mbajë qëndrimin e duhur ligjor.

e.r/NOA

KOMENTE