Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Qeveria përgjegjëse për rritjen e çmimeve, janë ulur vetëm çmimet e koncesioneve
English

PS: Qeveria përgjegjëse për rritjen e çmimeve, janë ulur vetëm çmimet e koncesioneve

Tiranë, 5 shtator, NOA – Për Partinë Socialiste rritja çmimeve të produkteve ushqimore është pasojë e abuzimeve të qeverisë dhe financat dhe manipulimin e të dhënave ekonomike . Sekretari i Këshillit Ekonomik në PS, Ervin Bushati akuzoi sot kryeministrin dhe zyrtërat përgjegjës për financat se kanë dështuar në marrjen e masave për të mbajtur nën kontroll tregun.

“Rritja e çmimeve në treg shkaktohet tërësisht dhe ekskluzivisht prej qeverisë. Zhvlerësimi i lekut, monopolet e mallrave të konsumit dhe abuzimet e panumërta të njerëzve të pushtetit janë tre arsyet që ngrenë çmimet dhe thajnë fuqinë blerëse të familjeve shqiptare në tregun ushqimor e më gjerë”, u shpreh Bushati.

Duke vlerësuar se buka dhe produktet e tjera të dobishme janë rritur, jo pa ironi, Bushati u shpreh se vetëm çmimet e koncesioneve janë ulur për zyrtarët.

“Është e vërtetë që janë ulur çmimet e tokave për familjarët e kryeministrit, është e vërtetë që janë ulur çmimet për koncesionet e qeveritarëve dhe të shërbimeve për njerëzit e pushtetit. Po aq sa është e vërtetë që janë ngritur çmimet për gjithë familjet shqiptare që nuk e gjejnë veten të ulur në sofrën e pushtuesve me pushtet të qeverisë”, tha ai.

Nga ana tjetër Bushati ka vlerësuar si dështim nismat që ka ndërmarrë personalisht kryeministri Berisha për abuzimet që bëhen më çmimet e produkteve të konsumit.

“Ku është sot lufta me mullinjtë me erë ndaj “mafies së miellit” që nisi vetë kryeministri para disa kohësh? Ku është sot lufta me tolerancë zero ndaj “spekulatorëve kulakë” në treg? Ku është dhe sa vlen sot rritja e pensioneve me vetëm 20 lekë në ditë?”, u shpreh Bushati duke shtuar se deklaratat e kreut të ekzekutivit kanë qenë vetëm për efekt mediatik.

a.k/NOA

KOMENTE