Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skandali i fluturimeve të “StarAirways”, pasagjerët dy ditë në Rinas
English

Skandali i fluturimeve të “StarAirways”, pasagjerët dy ditë në Rinas

Tiranë, 5 shtator, NOA – Prej dy ditësh 400 pasagjerë të kompanisë “StaraAirways” qe me kete emer njihet ne Shqiperi si e licencuar dhe ne Itali me emrin tjeter, Itali Airlines, janë bllokuar në Aeroportin e Rinasit. Kompania ajrore ka anuluar edhe sot fluturimet drejt Italisë pa dhënë asnjë shpjegim për pasagjerët.

Fluturimi i 400 udhëtarëve në ditën e dytë të anulimit ka bërë që për ta të krijohet një situatë dramatike e ndjekur nga "lume" ankesash.

Me bileta të paguara, pa ushqime dhe pa një vend për të fjetur askush nga drejtuesit e kompanisë nuk u jep përgjigje për atë që po ndodh.

Ndërkohë që shumica e udhëtarëve janë emigrantë që kthehen në Itali për të punuar dhe veç vonesës dhe parave të biletës rrezikojnë të humbasin dhe vendin e punës.

Ditën e sotme udhëtarët e “StaraAirways”, kanë kërcënuar se do të bllokojnë chek-in e Aeroportit të Rinasit nëse nuk marrin një përgjigje nga kompania dhe nga autoritetet shtetërore.

Reagimi i udhëtarëve ka ardhur pas anulimit të fluturimit të ditës së sotme, i cili ishte planifikuar për në 19:40.

a.k/NOA

KOMENTE