English

Arrestohet 19-vjeçari, po vidhte hekur në trenin Bajzë-Shkodër-Elbasan

Shkodër, 6 Shtator, NOA – Forcat e policisë së Shkodrës, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë arrestuar në flagrancë 19-vjeçarin Valdon Sokoli, lindur në fshatin Lekbibaj të Tropojës dhe banues në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës.

Kjo pasi, siç bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA, ky person u kap në flagrancë duke vjedhur materiale hekuri në trenin e linjës Bajzë-Shkodër-Elbasan.

Ndër të tjera, mësohet se ky person rezultonte i dënuar edhe më parë për veprën penale të “Vjedhjes”.

Nga ana e shërbimeve policore, u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet në ngarkim të të të ndaluarit Sokoli, për veprën penale të “Vjedhjes”, iu kaluan prokurorisë së Shkodrës.

n.e/NOA

KOMENTE