Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri: Borxhi dhe kapitalizmi janë një e të pandarë
English

Kryeministri: Borxhi dhe kapitalizmi janë një e të pandarë

Tiranë, 6 Shtator, NOA Update - Borxhi dhe kapitalizmi janë një dhe të pandarë, prandaj nuk mund të akuzohet një qeveri pse merr borxhe nga jashtë për të realizuar investime.

Kështu ka pohuar ndër të tjera kryetari i qeverisë, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së sotme së grupit parlamentar demokrat duke reaguar ndaj akuzave të shpeshta që po mbërrijnë kohët e fundit nga selia rozë se qeveria po shënon ritme të larta të borxhit publik.

“Eshtë e lehtë të jesh kapitalist në qeveri dhe marksist në opozitë”, tha ai duke ironizuar opozitën, e duke shtuar më pas se ka qenë pikërisht opozita e sotme, dikur në qeveri, e cila e la vendin me një mal me borxhe.

Ndërsa duke folur për infrastrukturën rrugore, ai pohoi se është fakt që “rrugët e kanë transfromuar më shumë këtë vend se çdo vend tjetër”.

“Ju jeni dëshmitarë të një vërshimi të paprecedent të turizmit gjatë kësaj vere dhe pa këtë infrastrukturë, as çereku i tyre nuk do të kishte ardhur në Shqipëri”, iu drejtua ai më pas deputetëve demokratë gjatë mbledhjes së sotme së grupit parlamentar demokrat.

n.e/NOA

KOMENTE