English

Miss Brazili e pranon: Unë dhe futbollisti Pato, duhemi

Brazilia, 6 Shtator, NOA – Një kohë me të vërtetë magjike kjo për sulmuesin e Milanit, Alexandre Pato, të cilit përveç suksesit në sport, po i vërtitet edhe një histori e bukur dashurie.

Bëhet fjalë për atë që ai po përjeton me Miss Brazilin 2010, Deborah Lura, me të cilën është fotografuar gjatë një udhëtimi romantik në Venecia me gondola gjatë ditëlindjes së tij të 21-të.

Por historinë mes tyre e ka konfirmuar edhe vetë brazilianua për një revistë të vendit të saj.

“Është e qartë se ne jemi të dashuruar, - thotë ajo, - unë nuk kam asnjë arsye për ta mohuar dhe madje, jam shumë e lumtur”.

n.e/NOA

KOMENTE