English

Urgjent/ Parlamenti Evropian miraton opinionin për heqjen e vizave me Shqipërinë

Bruksel, 6 shtator, NOA – Komisioni i Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian sapo miratoi opinionin për propozimin e Komisionit për liberalizimin e vizave me Shqipërinë.

Siç bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA, ky vendim i rëndësishëm për vendin tonë kaloi nga europarlamentarët me 43 vota pro, 2 kundër dhe vetëm 3 abstenime, çka flet për mbështetjen që ata i japin procesit të heqjes së vizave për vendin tonë në një kohë sa më të afërt.

Vetëm para pak ditësh, raporti paraprak iu paraqit komisionit të Jashtëm të PE-së nga europarlamentarja Tanja Fajon, e cila u shpreh saktësisht se nuk ka më vend për vonesa dhe se Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina tashmë meritojnë që t’u hiqet regjimi detyruar i vizave me Bashkimin Evropian.

n.e/NOA

KOMENTE