English

Zëvendësja e Ban Ki Munit do të vizitojë Shqipërinë

Tiranë, 6 shtator, NOA – Zëvendës-sekretarja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara Asha-Rose Migiro do të vizitojë Shqipërinë dy ditët e ardhshme për të diskutuar progresin e Shqipërisë në zbatimin e Programit “Një OKB”.

Gjate vizitës së saj, bëhet me dijeni se zëvendësja e Ban Ki Munit do të takohet me presidentin e Republikës, Bamir Topi; kryetaren e parlamentit, Jozefina Topalli dhe kryeministrin Sali Berisha.

Por gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, Asha-Rose Migiro do të vizitojë gjithashtu një nga programet e përbashkëta të OKB-së mbi Punësimin e të Rinjve dhe Migracionin (YEM).

Dr. Asha-Rose Migiro nga Tanzania mori detyrën si zëvendës-sekretare e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 1 shkurt 2007. Ajo është e treta kur ky post u krijua në vitin 1997. n.e/NOA

KOMENTE