Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Barroso: Jo racizmit në Evropë
English

Barroso: Jo racizmit në Evropë

Tiranë, 8 Shtator, NOA- Në Evropë nuk ka vend për racizëm dhe ksenofobi. Një deklaratë e dhënë nga presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso gjatë diskutimit të tij të parë.

“Mbi çështje të tilla delikate, të gjithë duhet të veprojnë me sensibilitet dhe nuk duhet të kujtojmë aspak fantazmat e së kaluarës”, - shtoi Barroso duke u ndjekur nga duartrokitjet e shumta të euro-parlamentarëve.

Pasi kujtoji qëllimin për ndërtimin e një zone të lirë, të sigurt dhe të drejtë, gjë tepër e rëndësishme për Evropën, Barroso theksoi se të gjithë qytetarët duhet të respektojnë ligjin ndërsa qeveria duhet të respektojë të drejtat njerëzore, përfshirë këtu dhe ato të minoriteteve.

“Racizmi dhe ksenofobia nuk kanë vend në Evropë dhe në qoftë se lind një problem i tillë atëherë duhet të veprohet me një përgjegjësi të madhe”, - theksoi Barroso. “Lëshoj një apel tepër të fortë – tha sërish – për të mos zgjuar fantazmat e së shkuarës.

Emigrantët e rregullt, për Barroson, do të gjejnë një Evropë, në të cilën vlerat njerëzore do të aplikohen dhe respektohen. Megjithatë, njëkohësisht do të veprohet për të luftuar emigrimin e paligjshëm. Komisioni, shtoi sërish Barroso, do të prezantojë propozime të reja në lidhje me kontrollin e kufijve të huaj.

r.b/NOA

KOMENTE