English

Gabriel Garko sulmohet nga një i panjohur

Romë, 8 Shtator NOA - Gabriel Garko ka qenë objektivi i një sulmi, nga një person ende i paidentifikuar në parkun e vilës së tij në kasteli romani.

Natën e 5 shtatorit aktori po kthehej në shtëpi dhe gjendej ende në makinën e tij, kur në një moment një person i panjohur qëlloi mbi dritaren e tij të makinës me një gurë. Garko nuk mori asnjë dëmtim, por menjëherë e denoncoi këtë fakt në polici.

“Ka kohë që marr kërcënime, por deri më tani asnjëherë nuk i kisha marrë në konsideratë”, - shpjegoi ai.

“Jam ndjerë me të vërtetë i frikësuar. Kur ai person theu xhamin, unë rrezikova në mënyrë serioze një dëmtim. Nuk mendoja se dikush mund të më bënte keq”, - shtoi aktori.

Lidhur me çështjen në fjalë po merret policia.

r.b/NOA

KOMENTE