Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Historia e tmerrshme e Natascha Kampusch në librin “3.096 ditët”
English

Historia e tmerrshme e Natascha Kampusch në librin “3.096 ditët”

Historia e Natascha Kampusch ka mbetur në memorien miliona personave në të gjithë Evropën. Vajza austriake është rrëmbyer në vitin 1998 në moshën 10-vjeçare dhe ka mbetur e sekuestruar nga Wolfgang Priklopil, për tetë vite deri në gusht të 2003, kur arriti të largohej. Në një hark kohor katër vjeçar, e ndjekur nga një ekip psikologësh, vendosi të tregojë makthin e saj në një libër të titulluar “3.096 ditët”, i cili do të publikohet së shpejti.

Titulli i biografisë së Natascha shpreh makthin e përditshëm që ka kaluar kur ishte ende një vajzë e vogël. Tregimi është tepër i detajuar dhe njëkohësisht makabër. Tetë vite e mbyllur në një kantinë, pre e dhunës dhe abuzimeve fizike dhe mendore nga sekuestruesi i saj, i cili i qëllonte asaj dhe 200 herë në javë.

Ai i kishte ndryshuar dhe emrin dhe e quante “skllavja e tij” dhe e detyronte atë ta quante Maestro dhe Zotëria im, madje të gjunjëzoj sa herë që ta shikonte.

Tregimi i Natascha fillon me rrëmbimin, i cili u krye në një moment teksa ajo po shkonte në shkollë. Priklopil i tregonte asaj se prindërit e saj nuk paguanin paratë që kishte kërkuar ai në këmbim, që sipas tij ishin kushti i vetëm për lirinë e saj. Vetëm katër vjet pas lirisë që mori, Natascha tregon se tashmë nuk ndihet më e “burgosur” ose të paktën pohon për përpjekjet që ka bërë për tu ndjerë e lirë. Tashmë, 22-vjeçarja, tregon dhe për hapat e saj që po e rikthejnë në jetën reale, për vendosmërinë e madhe që e ka karakterizuar. Ajo ka deklaruar se tashmë ka formuar dhe shoqëri tepër të rëndësishme duke theksuar se arrin dhe të krijojë besim tek personat që njeh. Ka treguar se ka tentuar dhe të bëjë shëtitje me kuaj.

“Megjithatë diçka e tillë nuk më duket aspak e mirë, pasi fakti që detyrojnë kuajt të shëtisin mbi to më kujton shumë historinë time”, - thotë ajo.

Historia dramatike më e detajuar e Nataschas është publikuar nga e përditshmja angleze Daily Mail, ku tashmë janë shtuar së shumti zërat për xhirimin e një filmi mbi historinë e vajzës së re austriake.

Producent mund të jetë Bernd Eichinger , i njëjti që ka bërë Resident Evil, por ende nuk është e qartë nëse Kampusch është dakord me këtë fakt.

KOMENTE