Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KMDLNJ viziton Lirim Jakupin në Qendrën e Ndalimit
English

KMDLNJ viziton Lirim Jakupin në Qendrën e Ndalimit

Prishtinë, 7 shtator, NOA – Monitorues të Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, vizituan në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë, Lirim Jakupin, i arrestuar më 5 gusht nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pas 3 vitesh arrati nga Qendra Korrektuese e Dubravës.

Sipas Lirim Jakupit, arrestimi i tij është bërë në shtëpinë e tij dhe gjatë arrestimit, policia i ka treguar shkakun pse arrestohet dhe vendimet për arrestim dhe për bastisje.

Sipas deklaratës që i ka dhënë KMDLNj-së sjellja e policisë gjatë arrestimit, por edhe gjatë bastisjes, ka qenë korrekte. Ai është njoftuar për të drejtat e tij dhe arsyen pse është arrestuar. I ndaluari Lirim Jakupi nuk ka vërejtje as në sjelljet e zyrtarëve dhe oficerëve në Qendrën për Ndalim në Prishtinë.

Pritet që ai sot të dërgohet në njërën prej Qendrave Korrektuese në Kosovë në vuajtje të dënimit të mbetur.

Në bazë të deklaratës së Lirim Jakupit dhënë KMDLNj-së, është konstatimi se as gjatë arrestimit e as bastisjes nuk ka shkelje të procedurës e as shkelje të të drejtave të njeriut.

n.e/NOA

KOMENTE