Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pakistan, tjetër shpërthim vetëvrasës
English

Pakistan, tjetër shpërthim vetëvrasës

Pakistan, 7 shtator NOA - Të paktën 14 persona, mes të cilëve 9 policë kanë mbetur të vdekur dhe 34 të tjerë janë plagosur nga një sulm kamikaz në afërsi të një rajoni policie në një qytet të Pakistanit në Lakki Marwat. Atentati u krye pikërisht para stacionit policor me anë të një autobombe, e cila shpërtheu pikërisht në hyrje të rajonit.

Sipas autoriteteve pakistaneze, bëhet fjalë për një sulm të talebanëve, aleatë të Al Kaedës.

Gul Wali Khan, shefi i policisë lokale ka sqaruar duke thënë se një atentator vetëvrasës, nën drejtim të një autoveture të mbushur me eksplozivë, është përplasur me ndërtesën, e cila është komisariati i policisë së Laki Marwat. Stacioni policor është shkatërruar plotësisht, ndërsa disa ndërtesa qeveritare janë dëmtuar. Për momentin nuk është përcaktuar ende se kush kanë qenë atentatorët, por duke u bazuar në deklaratat e autoriteteve flitet se sulmi i detyrohet vendimit të SHBA-së kundrejt talebanëve, duke i futur ata pjesë të listës së organizatave terroriste të huaja.

r.b/NOA

KOMENTE