English

Protesta, mësuesit në dispozicion kundër vendimit për heqjen e tyre

Tiranë, 7 shtator, NOA – Vendimi i ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për heqjen nga puna të kategorisë së “mësuesve në dispozicion, duket se i ka rebeluar shumë këta të fundit, të cilët kanë dalë me pankarta para ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ditën e sotme.

Në një protestë të përbashkët, ata i kanë kërkuar ministrit Myqerem Tafaj, ndryshimin e vendimit në fjalë.

Ata janë të mendimit se janë të nevojshëm për sistemin arsimor, pasi kur ndonjëri prej

kolegëve të tyre të mungojë, futja e tyre në mësim, do bëjë që nxënësit të mos mbeten me orë boshe.

n.e/NOA

KOMENTE