Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shefi i Interpolit: Shqipëria, lider për ndalimin e kalimit të kufirit nga kriminelët
English

Shefi i Interpolit: Shqipëria, lider për ndalimin e kalimit të kufirit nga kriminelët

Lion, 7 shtator, NOA - Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit me Interpolin, me qëllim goditjen e krimit të organizuar ndërkombëtar, ishte në qendër të vizitës së zhvilluar sot nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, në zyrat qendrore të Interpolit në Lion të Francës.

Takimi i zhvilluar mes tij dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Interpolit, Ronald K.Noble, u fokusua në çështje të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare si lufta kundër grupeve të organizuara kriminale, trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore.

“Integrimi automatik i sistemit global të zbatimit të ligjit të Interpolit në strukturat tona policore, dëshmon më së miri angazhimin maksimal të Shqipërisë për të punuar me organizatat ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, si një element thelbësor i sigurisë kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare”, - evidentoi Burgaj gjatë këtij takimi.

Duke iu referuar faktit se në Shqipëri, që me integrimin e dy sistemeve të Interpolit në qershor të këtij viti, është bërë e mundur të arrestohen 25 të kërkuar ndërkombëtarë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit theksoi se “rezultatet dëshmojnë më së miri çfarë mund të arrihet përmes bashkëpunimit të frytshëm me Interpolin”.

Ndërkohë, Noble, duke vlerësuar shkëmbimin ndërkombëtar të informacionit policor si kyç për bashkëpunimin me 188 vendet anëtare, përgëzoi Policinë Shqiptare për bashkëpunimin e ngushtë dhe shumë të mirë me Interpolin.

Duke evidentuar faktin se Shqipëria është në listën e 10 vendeve të para nga 188 vendet anëtare të Interpolit që përdor database-in global nominal dhe atë për mjetet e vjedhura, Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit theksoi se “veprimi shembullor i treguar nga Shqipëria, Zyra e saj Qendrore Kombëtare në Tiranë dhe autoritetet e saj, në vënien dispozicion të informacioneve të nevojshme për oficerët vendorë të policisë, do të bëjë gjithnjë e më të vështirë për të kërkuarit që t’i shpëtojnë kapjes dhe do t’i bëjë kufijtë tanë më të sigurt”.

“Shqipëria nuk është vetëm një nga vendet lider të Europës që parandalojnë kalimin e kufirit nga kriminelë të rrezikshëm, por gjithashtu dhe në botë dhe për këtë arsye duhet përgëzuar për lidershipin e fortë”, - shtoi Noble, duke i përcjellë Burgajt falënderimet për ministrin e Brendshëm, Lulëzim Basha dhe duke i garantuar mbështetjen e vazhdueshme të organizatës policore botërore.

Nga muaji qershor i këtij viti, Policia e Shtetit ka integruar në strukturën e saj Rrjetin Global të shërbimeve të Interpolit, përfshirë dhe sistemin policor të komunikimit I-24/7, ndërkohë po nga qershori i këtij viti në Njësinë e të kërkuarve të Interpolit është caktuar një oficer ndërlidhës i Policisë Shqiptare.

n.e/NOA

KOMENTE