Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sot në “Qemal Stafa” Shqipëria luan me Luksemburgun, ja ku ndalohet qarkullimi
English

Sot në “Qemal Stafa” Shqipëria luan me Luksemburgun, ja ku ndalohet qarkullimi

Tiranë, 7 shtator, NOA - Në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” të Tiranës, do të zhvillohet sot ndeshja për eliminatoret e Kampionatit Evropian 2012, ndërmjet ekipit kombëtar të Shqipërisë dhe të Luksemburgut.

Lidhur me këtë, drejtoria e Policisë së Tiranës, duke e vlerësuar si mjaft të rëndësishme zhvillimin e kësaj ndeshje, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të këtij aktiviteti sportiv.

Ajo paralajmëron qytetarët se do të ndalohet parkimi i të gjitha automjeteve përreth stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” duke filluar nga ora 12.30 deri në orën 22.30.

Ndërsa në sheshin “Italia” dhe atë “Nënë Tereza” do të ndalohet qarkullimi i automjeteve duke filluar nga ora 16.00 deri në përfundim të aktivitetit sportiv.

Po ashtu, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në rrugët që të dërgojnë në stadium ashtu dhe përreth tij si: rrugën “Lek Dukagjini” dhe “Dervish Hima”.

Ndërkohë, gjatë hyrjes së sport-dashësve në stadium, nga ana e policisë do të ushtrohet kontroll në drejtim të parandalimit të futjes në stadium nga tifozët, të sendeve të ndaluara si mjete e sende të forta, fishek-zjarre, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parulla me mbishkrime jo të përshtatshme etj.

Policia e Tiranës, duke kërkuar dhe njëherë mirëkuptimin e publikut, ju kujton sportdashësve dhe pjesëmarrësve në këtë aktivitet, që të respektojnë me rigorozitet rregullat e vendosura dhe kodin e sjelljes si para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit sportiv.

n.e/NOA

KOMENTE