English

90 vjeçari vret gruan: ishin të martuar prej 68 vjetësh

Nju Jork, 9 Shtator NOA- Një 90 vjecar në Nju Jork, ka përfunduar 68 vjet martese duke vrarë gruan e tij 89 vjeçare me një çekiç.

John Bunz u dënua nga një gjykatë në Buffalo (Nju Jork) me 17 vjet e gjysmë burg. Burri, që ecën me vështirësi, ka pranuar vrasjen e gruas së tij, Virxhinia, me tridhjetë të goditura çekiçi gjatë një grindje në shtëpinë e tyre.

Gjykata nuk e ka akuzuar Bunz për vrasje të shkallës së parë për shkak të moshës së tij.

a.e./NOA

KOMENTE