Lajme > Lajme Ditore > Korrik - Shtator 2010 > Lajmet e datës 8 Shtator 2010
 

Burri me organe gjenitale aq të mëdha sa nuk mund të ecë

Indi, 9 Shtator NOA- Është operuar nga një ekip kirurgësh M. Golvo, një burrë 66 vjeçar që vuante nga Elefantiasi ose Filariasi Linfatica. Kjo sëmundje ka bërë që organet gjenitale të burrit indian të rriten aq shumë sa ta pengojnë të eci dhe të urinojë. Për një vit të tërë, M. Golvo ka jetuar i tërhequr nga bota për shkak se organet e tij gjenitale kishin marrë një formë të pazakontë.

Organet gjenitale të tij ishin aq të mëdha, sa një top futbolli, dhe penisi i tij ishte rritur pesë herë më shumë se ai i një njeriu normal, gjë që e ka detyruar të qëndrojë në shtëpi dhe të mos bëjë asgjë.

Kjo sëmundje quhet Elefantiasi, pasi lëkura e njerëzve që goditet nga kjo sëmundje, bëhet shumë e ngjashme me atë të një elefanti duke marrë dhe forma të çuditshme.

Zakonisht sëmundja zhvillohet në këmbë, por në disa raste të rralla, siç ndodhi me Golvon, mund të zhvillohet dhe në pjesë të tjera të trupit. Mjekët që e kanë operuar thonë se në Indi kjo sëmundje është shumë e përhapur, por kurrë më parë nuk kishin pasur të bënin me një rast të tillë. Glove është operuar në një spital në Mumbai, ku mjekët kanë hequr pjesën e tepërt dhe janë kujdesur për gjashtë javë para se ai të mund të kthehej në shtëpinë e tij në Satara, në perëndim të Indisë.

"90% e pjesës së tepërt u hoq" - thotë një nga mjekët që kryen operacionin.

"Ai nuk mund të dilte nga shtëpia për shkak të kësaj pamje” - thotë një nga familjarët e tij – për më tepër ka pasur edhe vështirësi për të ecur dhe të gjitha spitalet këtu nuk ishin në gjendje për ta kuruar". a.e./NOA

Shkruani KomentinKOMENTE
  • Nelson Veliu 13:16 - 15 Prill 2012
    ....
  • Aldi Boraj 13:32 - 22 Mars 2012
    do ta ket ber ndonjher ky apo me ndonj lefant hahahha
  • Engjell Koca 10:59 - 22 Mars 2012
    me vjen keq nuk ban me qesh me semundje kto jan prej natyre ndodhin kto sende ju lutem mos qeshini qka jan nga natyra ju pershendes gjithve dhe i uroj sherim sa ma te shpejt atij indijanit
  • Armendd Gjiinyy 09:27 - 22 Mars 2012
    gagagagaga
  • mallakastrioti 16:35 - 15 Nëntor 2011
    me mire ta kishte hequr ne shqiperi qe ta linin pa te fare.
  • superboy 00:11 - 09 Nëntor 2011
    po qa dreqin e peskan operu ne njat mosh qe nuk i punon ma