English

Gruevski viziton sot Liqenasin e Shqipërisë

Shkup, 8 shtator, NOA - Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, sot do të qëndrojë për vizitë të shkurtër zyrtare në komunën e Liqenasit në Shqipëri.

Sipas axhendës së parashikuar, kryeministri Gruevski do të pritet nga kryetari i komunës së Liqenasit, Edmond Themelko si edhe përfaqësuesit e shoqatave maqedonase në këtë komunë në afërsi të Pogradecit.

Vizita e kryeministrit maqedonas në Shqipëri do të zhvillohet pas qëndrimit të tij nesër pasdite në Ohër dhe Strugë, ku do të përurohen disa aktivitete dhe projekte qeveritare si rikonstruimi i rrugës rajonale Strugë-Dibër, por edhe vënia e gurthemelit për ndërtimin e kompleksit “Universiteti i Shën-Klimentit” në Plaoshnik të Ohrit.

Kryeministri Nikolla Gruevski realizimin e vizitës së tij në Shqipëri po e bën me rastin e shënimit të 19-vjetorit të pavarësimit të vendit.

INA-NOA

KOMENTE