Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë, vlerësohet puna e policisë në krijimin e gjendjes së sigurisë në vend
English

Kosovë, vlerësohet puna e policisë në krijimin e gjendjes së sigurisë në vend

Prishtinë, 8 shtator, NOA – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Behar Selimi, priti në një takim në mjediset e kësaj drejtorie anëtaren e Bundestagut gjerman, njëherësh anëtare e Komitetit të Mbrojtjes së Bundestagut gjerman, zonjën Elke HOFF.

Burime nga kjo drejtori thanë për agjencinë NOA se qëllimi i vizitës se anëtares së Bundestagut gjerman ishte vizita tek trupat gjermane në kuadër të KFOR-it në Kosovë, si dhe tek Policia e Kosovës, për tu njohur me gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës e informoi zonjën HOFF lidhur me organizatën policore, situatën e sigurisë në Kosovë dhe për arritjet PK-së në luftën ndaj krimit, veçantisht krimit të organizuar, reformat e bëra në policinë e Kosovës dhe metodologjinë e re të punës.

Ndërsa anëtarja e Bundestagut gjeman, Elke HOFF theksoi në këtë takim se policia në çdo vend është gur themeltar për sovranitetin e çdo shteti.

Në takim u vlerësua me nota pozitive puna dhe angazhimi i Policisë së Kosovës në krijimin e gjendjes së sigurisë në Kosovë dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë me institucionet ndërkombëtare.

mit/NOA
KOMENTE