Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mariko Sumikura, poetja që beson në fjalën si shprehësi emocionale
English

Mariko Sumikura, poetja që beson në fjalën si shprehësi emocionale

Tokio, 8 shtator, NOA/ Nga Bujar Plloshtani - Mariko Sumikura, poetja që beson në fjalën si shprehësi emocionale, nëpërmjet lirikave të saj na sjell dashurinë njerëzore, humanizmin dhe harenë shpirtërore përkundër trishtimeve të botës.

Ajo sheh në fjalën që është kaq e thellë dhe i beson asaj në mënyrë sensuale, sepse fjala e saj (natyra) nxjerr mendimin mbi fenomenet e natyrës dhe gjësendeve materiale e shpirtërore duke joshur ekzistencën njerëzore drejt paqes dhe njerëzores.

Poezia e saj ka karakter filozofik dhe e orienton njeriun në pikëpamje më reale për

natyrën si e drejtë natyrore duke bërë me dije se as shirat rrebeshe, e as dëshpërimet akute nuk e tretin burimin e shpresës së saj.

Poezia e saj mbetet mishërim i dashurisë, shpresës, realitetit, ndieshmërisë, vullnetit për jetë.

Poezia e saj e interesuar të fusë filozofinë perëndimore brenda mendimit, ku njëherësh tregon se arsyeja e saj poetike shkon aq larg, saqë Sekretin e prek me ndjenja; Natën e

mbuluar me dritën e hënës e ndien; Zjarret e fjetura i zgjon për një këngë të bukur

shpirtërore; Dritën e kapshme, pra të vërtetë e kthen drejt poezisë duke e harxhuar

sikurse qiririn e neteve me muzë për një shpresë të re.

Poezitë "Sekret", "Nata e mbuluar me dritën e hënës", "Zjarret e fjetur", "Kyoto jargavani", "Natë dimri", "Dritë e kapshme (e vërtetë)", "Shi rrebesh", "Hijet e zemrës" nxjerrin në dritë emocionin e brendshëm shpirtëror që një poet e fsheh me kohë nëpër qiej të ndryshëm duke pritur momentin t’i jetësojë në ekzistencë.

Interpretimi i natyrës fizike në poezitë e Mariko Sumikurës janë veçse një realitet i ngjashëm me ekzistencën tonë sociale, e cila jep shpresë dhe ndiesi të reja të njohura tashmë për ekzistencën tonë njerëzore.

Ajo dashuron liqenin, qiejt e bukur mistik, dimrin, të bukurën që jeton brenda virgjërisë së kësaj natyre, dhe këto bukuri ajo i shpreh në lirikat e saja prej pesë vargjesh.

Një poezi e shkëlqyer japoneze që na dikton qetësinë shpirtërore, udhën drejt njohjes, ndjeshmërinë femërore që është kaq e delikate sa fjala e saj e thellë.

Mariko Sumikura i këndon me aq dashuri e pasion "Kyoto jargavani", sepse ky është

vendi i saj i krijimit, vendi ku arti i saj shpirtëror mbërrin gjer në qiej.

Tek Kyoto, ajo i këndon liqenit që i sjell gëzimin, përkundër trishtimit që ky liqen e përmban brenda vetes, ku gëzimi dhe trishtimi përzihen bashkë dhe në arritje ka ngjyrën e jargavanit, që për të është shprehësi emocionale.

Liqeni mistik "Kyoto jargavani" në njëfarë mënyre duket qartë se e frymëzon muzën e poetes Sumikura me dy elementet e kësaj ekzistence edhe atë me gëzimin dhe trishtimin, kur të dyja përzihen japin koloritetin e një liqeni me ngjyrë jargavani.

Ngjyra jargavane e liqenit të Kyotos është një përzierje drejt të bukurës dhe solidaritetit mes njeriut dhe ekzistencës së tij.

Poezia e Mariko Sumikuras është një valëvitje që nuk ka fund, ku gjësendet e kësaj natyre shfaqen paksa madhështore.

Gjithashtu dhe për mirësinë e zbaticave dhe baticave që rrjedhin brenda saj, ku e mira duhet të peshojë dhe anojë në magnetizimin e botës njerëzore si humanizëm i lirë shpirtëror, e aftë të shikojë e besojë në fjalën që është e thellë dhe emocionale...

n.e/NOA

KOMENTE