Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria e Mjedisit: 3669 subjekte ushtrojnë aktivitet pa leje mjedisore
English

Ministria e Mjedisit: 3669 subjekte ushtrojnë aktivitet pa leje mjedisore

Tiranë, 8 shtator, NOA – Pas kontrollit të subjekteve në shkallë vendi, që ushtrojnë aktivitet me ndikim në mjedis në të gjith, ministria e ministria e Mjedisit në bashkëpunim me stukturat tatimore evidentuan 3669 subjekte, që ushtrojnë aktivitet, pa qenë të pajisura me Leje Mjedisore apo Autorizim Mjedisor.

Në një konferencë për shtyp, Drejtori i Kontrollit të Mjedisit në Ministrinë e Mjedisit, Alfred Deshati bëri me dije se subjektet problematikë rezultuan në qarkun e Korçës, plot 1324 subjekte; në qarkun e Durrësit 1099 subjekte dhe në qarkun e Tiranës plot 675 subjekte.

Drejtori Deshati pohoi se të 3669 subjektet do të përballen me sanksionet e ligjit në rast se brenda 15 ditëve, nuk fillojne proçedurat për pajisjen me Lejen Mjedisore.

Deshati ka garantuar sakaq se M.M.P.A.U, duke patur si prioritet të saj madhor, zbatimin e legjislacionit mjedisor, si dhe përafrimin e standarteve mjedisore gjithnjë e më pranë normativave të BE, është e vendosur që të ndëshkojë të gjithë ata që shkelin ligjet.

Sipas Deshatit, Ministria e Mjedisit, do të vazhdojë të ushtrojë me një vullnet të hekurt të gjitha kompentecat e saj ligjore, në sigurimin e një mjedisi të pastër, si dhe do të penalizojë me ndëshkime maksimale, të gjithë ato subjekte që ushtrojnë aktivitetin e tyre në kundravajtje me ligjet dhe normat mjedisore.

mit/NOA
KOMENTE