English

Mis Univers, Jesinta Campbell: Më kanë sabotuar sfilatën

Australi, 9 Shtator NOA- Në luftë gjithçka është e pranueshme. Dhe kjo sidomos kur bëhet fjalë për një konkurs bukurie. Madje, mund të theksojmë se është konkursi i bukurisë për Mis Universin.

Këtë herë mes 82 mbretëreshave në garë për të fituar çmimin kishte ndërhyrë dhe një “hienë”. Vendi i tretë, australiania Jesinta Campbell ka treguar se dikush ka sabotuar në sfilatën e saj. Ose e thënë më mirë në veshjen e saj. Kështu një nga miset e tjera, apo një person që i ka ndenjur pranë asaj, i ka vendosur Jestinës gjilpëra të vogla në kostumin që ajo do të vishte.

“Ndjeja dhimbje të mprehta në shpinë, që më shponin. Pashë në pjesën e sipërme të veshjes dhe gjeta gjilpëra të vogla”, - tregoi Mis Australia për “Herald Sun”.

Megjithatë mund të jetë vetëm zilia ajo që e ka bërë të flasë bukuroshen australiane, pasi ajo u kritikua shumë për një veshje të saj. Mis Australia ende nuk është e sigurt se kush mund të ketë qenë personi që ka dashur t’i bëjë këtë shaka, por megjithatë theksoi se ka parë sjellje jo të mira në drejtim të saj nga miset e Meksikës dhe të Amerikës. Rivalitetet mes vendeve fqinje?

Për fat të mirë gjilpërat nuk e kanë dëmtuar fizikun e saj, madje mund të themi se i kanë sjellë fat, pasi tashmë ajo është punësuar, falë fizikut dhe bukurisë së saj, si reportere në programin “The Morning Show” në Channel 7 Australia. Kështu, bukuroshja australiane ka deklaruar se nuk dëshiron më të marrë pjesë në konkurse bukurie, por dëshiron të përkushtohet vetën në karrierën e saj profesionale që i nevojitet.

r.n/NOA

KOMENTE