Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis rikualifikimi urban i sheshit “Ataturk”, Rama: Model që do të rrisë cilësinë e jetës
English

Nis rikualifikimi urban i sheshit “Ataturk”, Rama: Model që do të rrisë cilësinë e jetës

Tiranë, 8 shtator, NOA - Bashkia e Tiranës nisi rikualifikimin urban të sheshit Ataturk në kryeqytet, që nënkupton transformimin e të gjithë zonave këmbësore dhe pamjes së të gjithë fasadave që e rrethojnë sheshin, një projekt në kuadër të nismave për përmirësimin e kushteve dhe ambjenteve publike të kryeqytetit.

Kryebashkiaku Edi Rama duke e quajtur një moment të shënuar nisjen e projektit u shpreh se “Po i japim jetë një pune të përbashkët me një konsorsium kompanish private dhe me mbështetjen financiare të tyre, një projekti i cili do të rrisë në mënyrë shumë të ndjeshme bukurinë dhe cilësinë e jetës në këtë hapësirë shumë të rëndësishme për kryeqytetin”.

Sipas tij, pas transformimit të sheshit në funksion të një qarkullimi më të mirë të mjeteve, tashmë po nis transformimi i të gjithë zonave këmbësore dhe pamjes së të gjitha fasadave, që e rrethojnë sheshin “Ataturk”.

Në këtë kontekst zoti Rama vlerësoi se “ky projekt është është frut i një bashkëpunimi me sektorin privat dhe është një tjetër shprehje e një modeli bashkëpunimi dhe zhvillimi të cilin e kanë përqafuar më shumë kompani, sipërmarrje dhe individë për gjebërimin e qytetit, që sot gëzon një përmasë të gjelbër e cila vetëm pak vite më parë nuk mund të përfytyrohej”.

Kreu i bashkisë së kryeqytetit shprehu bindjen në të ardhmen ky projekt do të ndiqet nga të tjerë, sepse sipas tij, ka të tjera hapësira të kësaj natyre, të cilat kanë nevojë për ndërhyrje dhe rikualifikime.

Rikualifikimi urban i sheshit “Ataturk” synon rehabilitimin e fasadave të ndërtesave rreth sheshit; rritjen e elementit të gjelbër në horizontalitet dhe vertikalitet; krijimin e elementëve të komoditetit të këmbësorëve gjatë lëvizjes së tyre tranzit brenda hapësirës së sheshit; shtimin e elementëve të ndriçimit publik dhe pajisjen e hapësirës me elementë të shërbimit urban.

Bashkia bën me dije se nëpërmjet këtij projekti rikualifikues, katër trotuaret në perimetër të sheshit Ataturk, të cilët kanë një karakter tranzit, do të transformohen në vend-qëndrime urbane.

Sipas projektit kjo do të realizohet me prezantimin e elementëve të mobilimit urban, permes stolave për qëndrim të përkohshëm të kalimtarëve, ndriçuesve të posaçëm për ndriçimin e rrugës dhe për ndriçimin e hapësirës urbane, gjelbërimit të lartë me pemë me kurorë të dendur në mënyrë që të krijojnë një hijëzim të plotë në periudhën e verës, ushtarë trafiku që ndajnë vend - kalimin e biçikletave nga sheshet urbane, spote ndriçues të vendosur poshtë stolave.

Projekti do të realizohet me mbështetjen e kompanive të grupit Calik, Albtelecom, BKT dhe Eagel Mobile.

Në ceremoninë e nisjes së projektit merrnin pjesë drejtues të kompanisë Çalik, Ali Taskin, Seyhan Pencapligil dhe Vahap Yeroglu si dhe ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hasan Seveliri Ashan.

mit/NOA
KOMENTE