Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pronarët e truallit të ish-Ekspozitës: Rama, larg duart nga pronat tona!
English

Pronarët e truallit të ish-Ekspozitës: Rama, larg duart nga pronat tona!

Tiranë, 8 shtator, NOA – “U bënë tashmë disa ditë që Edi Rama, nëpërmjet ushtarëve të tij po hedh baltë mbi të drejtën e shenjtë të pronës. Të nxitur nga shqetësimi që na ka shqetësuar furtuna mediatike e ditëve të fundit, e nisur që nga salla e konferencave të shtypit të Partisë Socialiste, e ndjejmë të domosdoshme të sqarojmë opinionin publik me anë të kësaj letre të hapur, si pronarët legjitimë të truallit mbi të cilin është ndërtuar Qendra Kombëtare e Panaireve, ish-ekspozita “Shqipëria Sot”.

Kështu nis letra publike që pronarët e truallit të ish-Ekspozitës kanë paraqitur për opinioin e tyre, duke dashur të sqarojnë akuzat e ngritura nga selia rozë për këtë objekt.

“Në korrik të vitit 2008, bazuar në të drejtën që na jep ligji dhe vetëm ligji, ne kemi paraqitur pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës kërkesën për privatizim të objektit që ndodhet mbi truallin që disponojmë. Pas përpjekjeve shumëvjeçare e shpesh herë të mundimshme nga ana e familjeve tona, më në fund arritëm që të vendosej drejtësia e mohuar në 50 vite shtypje komuniste dhe ne të quhemi pronarë të tokës sonë. Por Edi Rama dhe partia e tij, pasardhës natyralë të atij regjimi, me një gjuhë që na sjell në mendje vetëm fletë-rrufetë e kohëve të shkuara, janë duke bërë plane për të na grabitur sërish pronat tona”, vijon letra.

Duke parashtruar disa pyetje për z. Rama:

“1. A e dini ju që ky truall ka qenë gjithmonë i regjistruar në Hipotekë në emër të familjeve tona?

2. A e dini ju që për disa vjet ne kemi marrë qira nga shteti për përdorimin e pronës sonë?

3. A e dini ju që vetë Kryetari i partisë tuaj, e ka miratuar vetë zyrtarisht këtë privatizim, si Kryetar i Bashkisë së Tiranës?

4. A e dini ju që, bizneset që ushtronin me qera veprimtarinë e tyre në pronën tonë, kanë bërë shumë tentativa për të na e grabitur pronën?

5. A e dini ju që ne akoma nuk jemi të lirë ta gëzojmë pronën tonë dhe ta bëjmë atë funksionale?

Nuk jemi aq naivë sa të besojmë se ju nuk jeni në dijeni të këtyre fakteve. Por ju thjesht nuk doni që t’i shihni ato. Trashëgimia juaj politike mesa duket ju ka brumosur me urrejtje për pronarët. Por mos harroni se koha e etërve tuaj nuk kthehet më kurrë mbrapsht. Dhe askush nuk mund të prekë më pronat tona”.

n.e/NOA

KOMENTE