Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Propozohet një tualet i veçantë për transeksualët
English

Propozohet një tualet i veçantë për transeksualët

Mendoza, 9 shtator NOA - Tualet i veçantë për transeksualët në diskotekat e një qyteti në provincën argjentinase në Mendoza.

Ky është propozimi shokues i një të riu në komunën e San Martin, ku ka prezantuar një projekt për prezantimin e ri të tualeteve lokaleve të kërcimit për transeksualët, krahas atyre për meshkuj dhe femra. Kanë qenë të menjëhershme dhe polemikat kundër kësaj iniciative të lançuar nga Gimena Abonassar, e cila prej tre muajsh është pjesë e kësaj organizate.

“Është një mënyrë për të shmangur sulmet dhe shakatë në drejtim të transeksualëve, madje do të krijohej dhe një formë respekti në drejtim të privatësisë së tyre, ku prej shumë kohësh ata ndihen në siklet në vende publike”, - shpjegoi ajo për mediat.

“Është një diskriminim - u përgjigj menjëherë presidenti i këshillit komunal, - prezantimi i një banjoje të tretë do të përbënte një akt diskriminues”.

Deklaratë e cila nga ana e Abonassar u komentua duke theksuar se kur trans-at futen në tualet, vajzat e tjera ndihen në siklet, madje ka raste dhe që ikin fare.

r.b/NOA

KOMENTE